Rozë

Gabimet e mëdha me Photoshop-in (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 08 June 2018

Përdorimi i Photoshop-it në ditët e sotme është gjithmonë i pranishëm në fotografitë e shumë VIP-ave shqiptarë.

Shumë shpesh vihen re disa detaje që tregojnë ekzagjerimet e dukshme të përdorimit të Photoshop-it.

Më poshtë, rastet më “flagrante” të gabimeve me modifikimin e fotove.

-Advertisement-

Pasi postoi një foto përballë një xhami, Angela Martini u sulmua nga fansat për përdorimin e Photoshop-it. Ajo kishte rregulluar format e trupit, por pasqyrimi ka nxjerrë zbuluar modelen.

Pasi u shfaq në një revistë franceze, Emili Ratajkoëski tha se buzët dhe gjoksi i saj ishin ndryshuar me Photoshop. “Industria e modës duhet të ndalojë të ndryshojë gjërat që na bëjnë të veçantë”, tha Emily.

Aurela Hoxha është akuzuar shpesh për Photoshop të tepruar. Në foto, modelja ka rregulluar format e saj trupore, por ka shtrembëruar njerëzit dhe pishinën ku ndodhej.

Fjolla Morina nuk e kishte vënë re deformimin e dyshemesë në këtë foto, por ky detaj u zbulua menjëherë nga ndjekësit e saj.

Gigi Hadid ka shumë nishane në bark, por në një nga kopertinat e revistave ato janë “zhdukur”.

Olta Gixhari është kritikuar për këtë foto ku ka rregulluar format e veta, por ka prishur ato të makinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera