Kredi për zhvillim
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 07 June 2018
Bimët mjekësore që po kultivohen në Komunën e Istogut po përdoren si lëndë të parë nga gjigandët evropian dhe botërorë të farmaceutikës.
Halit Avdiaj kishte lënë Zvicrën në vitin 2002, pasi që kishte vendour që të kthehet në Istog dhe ta themelonte një biznes të veçantë.
Në fillim kishte nisur investimet në grumbullimin e bimëve mjekësore. Pas një kohe të shkurt themeloi kompaninë “Agro Product”, me të cilën tashmë ka siguruar 28 kontrata për eksport të bimëve mjekësore me kompani ndërkombëtare farmaceutike, ku ka të angazhuar 48 punëtorë të rregullt.
“Ne çdo ditë po rritemi, po fuqizohemi e po zgjerohemi në treg”, thotë Avdiaj, duke shtuar se vetëm nga viti i kaluar sipërfaqet e tokës të mbjella me bimë mjekësore i ka rritur për 20 për qind.
Ai sqaron se mënyra e punës në kompaninë e tij është e veçantë dhe kjo ka ndikuar që biznesi çdo vit ta rris besimin te partnerët ndërkombëtar.
“Përpos pikës kryesore grumbulluese në Istog, ku edhe tash e bëjmë përpunimin e bimëve mjekësore, ne në gjithë Kosovën kemi 57 qendra grumbulluese në të cilat janë të angazhuar më shumë se 3000 mbledhës të bimëve. Të gjitha bimët mblidhen të freskëta dhe pastaj trajtohen sipas standardeve më të larta të aplikuara në këtë fushë”, thotë ai. Sipas tij, në këtë pikë grumbulluese e përpunuese mblidhen mbi 50 lloje të produkteve që përdoren në farmaci si lëndë e parë.
Një dekadë partneritet me banka
Për ta rritur dhe konsoliduar biznesin Avdiaj thotë se është mbështetur edhe tek bankar komerciale në vend.
“Pa kredi s’ka bujqësi, s’ka prodhim. Unë kam arritur këtu falë përkrahjes së vazhdueshme që kam pasur nga bankat që operojnë në Kosovë. Vitin e kaluar falë përkrahjes bankare kamë investuar më shumë se 600 mijë euro në ndërtimin e objektit modern. Për të pasur sukses në këtë fushë përkrahja e bankave është e domosdoshne. Ta zëmë në fillim të sezonit mua më duhet t’i përkrahë me para të gatshme 47 pikat grumbulluese, me ç’rast për një financim të tillë i drejtohem bankave“, sqaron Avdiaj.
Sipas tij, një partneritet të këtillë bashkëpunimi me banka e kanë ndërtuar që një dekadë.
“Jemi në negociata me bankën që ta rris përkrahjen për së paku për 30 për qind, pasi që kemi rritur shumë kontratat, por na duhen mjete të gatshme t’i përcjellim ato kontrata. Kredia përpos që është ndihmë direkte për zhvillim të biznesit, ajo është edhe një lloj sigurie, pasi që ne me këto mjete jemi duke financuar komplet zinxhirin prodhues”,tha Avdiaj.
Sipas tij, edhe normat e interesit në kreditë për bujqësinë kanë rënë në vazhdimësi, pasi që, siç thotë ai, kredinë e parë për investime në këtë sektor nga bankat e kishte marrë me kamatë prej 18 për qind, përderisa kredinë e fundit e ka marrë me 6%, apo 12 për qind më të lirë.
Më shumë përkrahje Institucionale
Më tutje Avdiaj tregon se janë bankat ato që në masë të madhe kanë përkrahur iniciativat për të zhvilluar biznese të ndryshme prodhuese. Por, sikur përkrahja institucionale të ishte më e madhe, sipas tij, suksesi do të ishte i garantuar.
“Në çdo vend normal shteti subvencionon normat e interesit për kredi bujqësore. Në vendin tonë nuk ndodh diçka e tillë. Ta zëmë në Kosovës çmimi i naftës është i njëjtë sikurse për kombajnë, ashtu edhe për veturë Mercedes“.
Sipas tij, në sektorin e bujqësisë do të mund të hapeshin shumë vende pune sikur të kishte trajtim më të madh institucional.
Ai thotë se Kosova i ka kushtet ideale për kultivim të bimëve mjekësore, pasi që ka tokë, ka treg të garantuar dhe afaristëve u mbetet të kenë vetëm iniciativa praktike.
“Për një hektarë të mbjella më bimë mjekësore, profiti është së paku 10 mijë euro në vit”, ka thënë ai.
Eksporton në Zvicër, Gjermani,…
Avdiaj kujton kohën kur ka hapur kompaninë dhe ka filluar të kultivojë vetëm katër bimë mjekësore, ndërsa aktualisht kultivon 42 lloje të bimëve mjekësore dhe i grumbullon nga fermerët edhe 75 lloje të tjera të bimëve.
Ai më tutje tregon se vetëm në Komunën e Istogut aktualisht kanë të mbjella rreth 20 hektarë me bimë mjekësore, derisa nëpër komuna të tjera të Kosovës, sipas tij, fermerët kanë të mbjella edhe 212 hektarë të tjerë.
“Ne falë cilësisë së lartë të prodhimit, i cili 100% është bio, kemi arritur të depërtojmë fuqishëm në tregun evropian. Aktualisht më shumë se 95 % e prodhimeve tona plasohen në tregun evropian. Kemi kontrata 5-vjeçare. Ne nuk kemi mundësi të prodhojmë sa kemi kërkesa nga prodhues te ndryshëm”, ka thënë ai. Avdiaj më tutje tregon se nga viti në vit në vendin tonë janë duke u rritur sipërfaqet e mbjella me bimë mjekësore. Ai tregon se lulja e kamomilit është bima që më së shumti kultivohet nga fermerët kosovarë. Por, siç thotë ai, së fundmi janë duke u rritur sipërfaqet edhe me bimë mjekësore që janë me çmime shumë më të shtrenjta siç është shafrani.
“Vitin e kaluar kanë qenë të mbjella rreth 15 hektarë, por ka rënë interesi për këtë bimë mjekësore”, ka treguar Avdiaj.
Halit Avdiaj sqaron se edhe normat e interesit në kreditë për bujqësinë kanë rënë në vazhdimësi, pasi që, siç thotë ai, kredinë e parë për investime në këtë sektor nga bankat e kishte marrë me kamatë prej 18 për qind, përderisa kredinë e fundit e ka marrë me 6%, apo 12 për qind më të lirë.
28 kontrata për eksport të bimëve mjekësore me gjigantë ndërkombëtarë të famraceutikës ka nënshkruar kompania “Agro Product”, e cila i ka të angazhuar 48 punëtorë të rregullt.
2,5 milionë fidan
Biznesmeni Avdiaj thotë se vitin e kaluar ka investuar në ndërtimin e një serre moderne, ku vetëm sivjet janë prodhuar mbi 2,5 milionë fidanë të bimëve të ndryshme mjekësore që kultivohen nga fermerët e ndryshëm në gjithë Kosovën. Sipas tij, një praktikë e tillë do të vazhdoj edhe më tutje.
Lë “politikën”, i përkushtohet bujqësisë
Ka përfunduar me sukses studimet në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Si i ri gjatë kohës së studimeve ai ka besuar se përvojën e marrë do ta demonstroj në institucione, apo edhe në arsim te gjeneratat e reja. Por, tash e tre vite, ai ka lënë anash shkencën dhe iu është përvjelë bujqësisë. Ky është 28 vjeçari Alban Shabani nga fshati Ballofc i komunës së Podujevës. Shabani në vitin 2015 së bashku me anëtarët e tij të familjes ka vendosur që kapitalin e tyre ta investojnë në fshatin e tij të lindjes. Në vitin 2015 ka ngritur një plantacion të mjedrave prej 70 ari. Por, pas dy vitesh me mjete familjare, por edhe falë ndihmës së Qeverisë së Kosovës përmes granteve, ai ka arritur të mbjell më shumë se 4 hektarë me mjedra.
Mirëpo, ky nuk është fundi. Ai edhe më tutje po planifikoj ta zgjeroj biznesin e tij familjar në bujqësi. “Në fillim kemi nisur biznesin me mjetet tona familjare. Për fillim i kemi ngritur 70 ari me mjedra, deri sa sot i kemi mbi 4 hektarë. Sikur të kishte fuqi punëtore, unë edhe më tutje do t’i rris sipërfaqet e mbjella me mjedra”, tregon Shabani. Ai tregon përvojën e tij të keqe për të siguruar punëtorë sezonal për të punuar në plantacionin e tij të mjedrave. “Nuk ka punëtorë. Nga muaji prill deri në muajin nëntor kam të angazhuar 10 punëtorë, deri sa gjatë muajve korrik deri në tetor i kam të angazhuar diku 35 punëtorë. Unë kam pasur dhe kam probleme serioze me siguruar punëtorë”, tregon më tutje Shabani. Duke parë gjithnjë e më shumë mungesën e punëtoreve, Shabani gjatë vitit që lamë pas ka nisur investimet në frigoriferin për ruajtën e mjedrave.
Rritja e investimeve
Shabani më tutje tregon se deri më tash për të ardhur deri këtu i ka shpenzuar të gjitha mjetet financiare, por thotë se për të rritur dhe zhvilluar biznesin i duhet edhe ndihma e bankave. “Tashmë kam nënshkruar një kontratë për eksportimin e një sasie të konsiderueshme të mjedrave në Gjermani. Bëhet fjalë për më shumë se 300 tonë gjatë këtij viti. Por, për ta realizuar si duhet atë, me duhen ndihma e bankave, pasi që mjetet financiare vetanake të gjitha i kanë shpenzuar duke i futur në prodhim. Aktualisht janë në negociata me banka për marrjen e një kredie prej më shumë se 60 mijë euro për realizimin edhe të disa investimeve të tjera që më kanë mbetur për t’i realizuar”, tha ai. Shabani thotë se nëse e realizon me suksese kontratën e eksportit edhe më tutje do të rris investimet. “Ky vetëm është fillimi. Kam vendosur të punoj dhe investoj në ketë sektor. Në fillim kam investuar mjetet e mia, më vonë jam përkrahur nga Qeveria e Kosovës përmes granteve dhe tashmë kam vendosur t’i drejtohem edhe bankave”, tha ai.
Përpunimi i mjedrave
Alban Shabani më tutje rrëfen se për të zhvilluar sa më shumë këtë biznes, por edhe për t’i ndihmuar prodhuesit tjerë, ka investuar një shumë të mëdha në depon frigoriferë, ku synon që t’i ruaj mjedrat sipas standardeve që parashihen në këtë fushë.
Mirëpo, Shabani synim në të ardhmen e ka edhe përpunimin e mjedrave. “Po besoj se në një të ardhshme të shpejt do ta arrij këtë qëllim. Me ketë veprim synoj të hap vende të rregullta pune, por edhe synim i imi është që produktet e gatshme t’i eksportoj në vende të ndryshme të BE, pasi që mjedrat që unë i kultivoj janë 100 për qind bio dhe sipas standardeve më të larta të Bashkimit Evropian që aplikohen në këtë fushë”, ka sqaruar ai, duke shtuar se para pak kohësh është certifikuar edhe me standardin ISO 22000.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...