Lajme

Sllovakia nuk e ndërron qëndrimin për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 07 June 2018

Kryetari i parlamentit sllovak, Andrej Danko ka deklaruar se vendi i tij mbështet Serbinë në çështjen e Kosovës dhe se ky vend nuk do të ndryshoj qëndrim rreth kësaj çështje.

Ai gjatë vizitë në Beograd ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Nëse dikush së shpejti duhet të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian (BE), ju jeni, vëllezër serb.

-Advertisement-

Jeta në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë, por Bashkimi Evropian është e vetmja alternativë”, tha Danko pas një takimi që pati me homologen e tij serbe, Maja Gojkoviq.

Sllovakia është në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera