Sport

Kupa e Botës? Për Putinin tregon se Rusia nuk përulet përpara Perëndimit armiqësor

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 07 June 2018

Vladimir Putin nuk po arrin të sigurojë një takim me Donald Trumpin, ka gjithnjë e më pak shpresa për t’u dhënë fund sanksioneve perëndimore, e shihet në pjesën më të madhe të Perëndimit si njeri i flakur nga shoqëria. Ndaj, organizimi i Kupës së Botës këtë vit ka një moment i mirëpritur në qendër të vëmendjes globale.

Në sytë e presidentit të Rusisë, ky Botëror i dërgon një mesazh sfidues botës, ndërsa populli i tij i përshtatet historisë së tij të preferuar: Rusia po kor sukses, pavarësisht përpjekjeve të Perëndimit për ta frenuar.

“Për Putinin, mikpritja e një Botërori flet për dështimin e sanksioneve dhe dështimin e përpjekjeve të Perëndimit për ta izoluar atë”, thotë profesor Sergei Medvedev, nga “Higher School of Economics” në Moskë, duke iu referuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë pasi aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. “Përkundër gjithçkaje, ajo që mendon ai është se ne e kemi tashmë Krimenë, po ndjekim axhendën tonë dhe sërish kushdo është mirëpritur të vijë në Kupën e Botës”, tha Medvedev.

-Advertisement-

Putin nuk dëshiron që rusët të mendojnë se vendi i tyre është i izoluar, pasi kjo do të minonte rrëfenjën e tij për Rusinë si një fuqi e madhe me shumë ndikim dhe me një karrige në krye të tavolinës së marrëdhënieve globale.

Plot 32 skuadra kombëtare do të garojnë në turneun mes 14 qershorit dhe 15 korrikut, që do të organizohet nga Rusia për herë të parë në historinë e Botërorëve të futbollit, me një kosto zyrtare prej 683 miliardë rublash (11 miliardë dollarë).

Një zyrtar i lartë qeveritar rus, i cili refuzoi të identifikohej për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste për mediet, tha se turneu ishte thjesht i fundit i një serie shfaqjesh që tregon se përpjekjet e Perëndimit për të izoluar Rusinë nuk po funksionojnë.

“Nëse kjo e sotmja mund të quhet izolim, atëherë ne po e shijojmë këtë”, tha zyrtari në fjalë.

Sondazhet i bëjnë jehonë mesazhit të Putinit se Rusia është e vendosur, pavarësisht se një Perëndim armiqësor po luan mirë me votuesit. Ky mesazh është përforcuar nga zyrtarë qeveritarë, të cilët kanë kaluar muaj të tërë duke u ankuar për një “komplot të fshehtë perëndimor” për të diskredituar Kupën e Botës në Rusi.

“Sa më e fortë të jetë fushata antiruse përpara Botërorit, aq më shumë njerëz do të habiten vërtet kur të shohin se nuk ka tela me gjemba përreth stadiumeve”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, muajin e kaluar.

Ndërkohë, një deklaratë e kryediplomatit britanik, Boris Johnson, gjatë muajit mars, se Putini mund ta shfrytëzojë Kupën e Botës për të forcuar imazhin e Rusisë siç bëri Adolf Hitleri me Lojërat Olimpike të 1936-s në Gjermaninë naziste, është konsideruar si një provë se Perëndimi ka dashur të prishë këtë moment magjik për Rusinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera