Sport

MotoGP, Lorenzo-Honda bëhet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 06 June 2018

Muajt e verës janë periudha ideale për të finalizuar goditje të bujshme në tregun futbollistik europian, por starti i këtij qershori rezervoi edhe një manovër të bukur në një kategori që verën nuk e njeh si periudhë ndryshimi.

Jorge Lorenzo e ka kthyer në zyrtare “flirtin” e tij me skuadrën e Hondës, duke iu bashkuar ekipit japonez për sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja në fjalë u paralajmërua në fundin e garës në Mugello , aty ku ishte pikërisht Lorenzo që fitoi Çmimin e Madh të Italisë. Numri 99 nuk priti të mbaronte festa, për të shfaqur pakënaqësitë e tij me Ducatin, fajtor që nuk i kishte besuar në momentet e vështira.

-Advertisement-

Kështu, Lorenzo vendosi të zgjedhë japonezët. Honda, nga ana e saj nuk mund të shpërdoronte mundësinë për të krijuar një skuadër ëndrrash, një “Dream Team” i kompletuar nga Marc Marquez për vitin 2019.

Firma e mbuluar nga milionat i garanton Lorenzos një pagë të majme për dy vite. Spanjolli merr kështu vendin e Daniel Pedrosës, që mbyll raportin e gjatë prej 18 vitesh me skuadrën japoneze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera