Lajme

Zharku: Mohimi i Platformës është mohim i presidentit Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 05 June 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Zharku ka theksuar se ata si parti e kanë mohuar platformën e re të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se ata platformën e kanë mohuar në tërrësi.

Zharku ka theksuar se pozita e presidentit dhe tema e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk duhet të lidhet me emrin e Hashim Thaçit, sepse sipas tij, nuk e dimë nëse deri në prezentimin e platformës së re i pari i shtetit do të jetë Thaçi ose jo.

-Advertisement-

“Ne flasim për president, derisa ju po flisni për Hashim Thaçin. Mohimi i platformës është mohim i tij”, ka shtuar Zharku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera