Lifestyle

5 arsye përse seksi gjatë pushimeve është më i mirë se ditët e tjera të vitit

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 05 June 2018
Pushimet janë pjesa e preferuar e vitit për këdo, qofshin ato në plazh apo në mal

Është mënyra më e mirë për të hequr stresin dhe për të kthjelluar mendjen. Sigurisht pushimet më të bukura janë ato që kaloni pranë njeriut të zemrës, pasi janë edhe një mundësi e mirë për t’u afruar më së shumti. Por edhe seksi gjatë pushimeve ka rëndësinë e tij. Arsyet? Ja u themi më poshtë:
1.Jeni më të relaksuar: Në momentin që trupi dhe mendja janë të relaksuara, edhe seksi shijon ndryshe. Kjo ju bën ta ndjeni më tepër partnerin dhe pasioni është më i lartë.
2.Keni më shumë kohë : Nëse gjatë ditëve të zakonshme jeta juaj është e ndarë mes shumë përgjegjësive të tjera, edhe koha përmarrëdhënie intime bëhet më e limituar. Gjatë pushimeve nuk keni përse të shqetësoheni fare për këtë pjesë.
3.Ndryshimi i ambientit është eksitues: Është e vërtetuar që seksi shijon më shumë larg rutinës. Kur ju ndryshoni ambient gjërat bëhen më pikante, dhe si rrjedhojë edhe seksi do ju shijojë më tëpër.
4.Ndiheni aventurierë: Njerëzit kur janë me pushime bëhen më interesantë, më të thjeshtë, dhe më spontanë. Është efekti i ndryshimit të ambientit, na ndodh të gjithëve, ndaj shijojeni seksin sa më shumë gjatë atyre ditëve.
5.Ndiheni më të afërt me partnerin: Në jetën e përditshme, njeriu gjendet përballë stresit, lodhjes dhe përgjegjësisë në punë. Faktorë të tillë ju largojnë nga partneri, prandaj pushimet janë mënyra ideale për të rizbuluar njëri-tjetrin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera