Rozë

Gjyste Vulaj: Rita Ora ka përdorur pa leje muzikën e bashkëshortit tim

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 05 June 2018

Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret më të njohura.

Në fillimiet e karrierës së saj nuk ka rënë në sy vetëm për zërin e saj, por edhe për stilin e veshjes sepse ajo ishte nga ato këngëtare që guxonte shumë.

Ajo ishte sot e ftuara e radhës në studion e “Rudina” ku u pyet edhe për koncertin e një dite më parë të këngëtares Rita Ora.

-Advertisement-

Gjyste Vulaj akuzoi se Rita Ora ka përdorur pa pyetur “Vallen e Rrugovës” që sipas saj është version që e ka bërë bashkëshorti i saj Sokol Vulaj.

Rudina Magjistari: E ndoqe koncertin e Rita Orës dhe Ermal Metës?

Gjyste Vulaj: Për koncertin e Rita Orës s’dua të flas sepse ajo ka përdorur një insert të muzikës së Sokolit pa pyetur, por unë i uroj suksese. Është “vallja e Rrugovës”. Atë version e ka bërë Sokoli para shumë shumë vitesh, diku 15-16 vjet më parë. Si kolegë që jemi duhet të kishte pyetur, por gjithsesi Rita Ora na ka zbardh fytyrën. U pendova që e thash.

Rudina Magjistari: Ke provuar të kontaktosh me të dhe t’i thuash pse?

Gjyste Vulaj: Jo, jo. Tek e fundit është kënaqësi që Rita Ora merr një muzikë nga ne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera