A është Kosova gati për tranzicionin energjetik?
Autori: Gazeta inFokus
13:09 | 04 June 2018
Në konferencën “Tranzicioni i Energjisë në Kosovë”, organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) u tha se burimet e ripërtërira bashkë me efiçiencën e energjisë janë një ndër faktorët kryesorë të tranzionit të energjisë.
Ndonëse në Kosovë tranzicioni në këtë fushë kërkon ndryshim total të prodhimit, pasi vendi ynë është prodhues i energjisë me thëngjill mbi 95 për qind.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Politikave Zhvillimore pjesë e KOSID-it, Burim Ejupi tha se Kosova ka potencial për tranzicion të energjisë, por synimet për ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhim të energjisë me thëngjill, kjo vështirë të arrihet.
“Edhe në Kosova ka ardhur fryma e tranzicionit energjetik, sepse edhe vendi është pjesë e saj. Mënyra si e shpenzojmë dhe prodhojmë energjinë, pra mos me hyrë pjesë e tranziscinit vetëm prodhimi. Te ne mbi 95 për qind e energjisë prodhohet prej qymyrit pjesa tjetër prej burimeve të ripërtërirë dhe alternative. Por, mënyra e tranzicionit energjetik kërkon një tranzicion energjetik total nga sistemi I prodhimit, por edhe konsumit”, tha Ejupi.
Zëvendësdrejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Dirk Buschle, tha se ky Sekretariat do ta hartojë ligjin për klimën në Kosovë, i cili sipas tij i mungon tani dhe do t’i prezantohet qeverisë dhe kuvendit së shpejti dhe shpresohet se do t’i ndihmojë në nisjen e procesit të tranzicionit të energjisë.
“Tranzicioni tani, i cili vjen jo vetëm nga Gjermania, por i cili është global dhe është tranzicion që ka të bëjë me dekarbonizimin dhe heqja nga përzierja e karburantit që po e dëmton gjeneratën tonë dhe brezat që vijnë pas nesh, si pasojë e ndikimit në klimë, andaj, ne nuk duhet të veprojmë ashtu vetëm nëse na shtynë dhe na përplasin për muri. Këtu duhet të përfshihemi pro aktiv dhe po e shoh një trend këtu se kjo qasja pro aktive përderisa pjesa tjetër e Evropës e ka përqafuar tranzicionin e energjisë. Fakti se do të ndryshojmë sektorët dhe jetën tonë me themel, ekziston rreziku se kjo në rajon të ndodhë me vonesë. Në Kosovë ka shumë mundësi për shfrytëzim, ju i përmendet edhe vet, energjinë e ripërtëritrë, pastaj efiçiencën e energjisë”, ka thënë Buschle.
Nënkryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Dardan Sejdiu i cili tërë kohën e tij në panel është përqendruar te marrëveshje komerciale ndërmjet Qeverisë dhe kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e TC Kosova e re, tha se kjo është në kundërshtim me frymën e ligjit për energji elektrike dhe me traktatin për energjinë, në këtë rast me marrëveshjet që janë nënshkruar me Bashkimin Evropian.
Sipas tij, marrëveshja me “Contour Global” nuk e lejon Kosovën të shkoj përpara në frymën e tranzicionit, transmeton GazetaFokus.
“Do të tregoj pse kjo marrëveshje me “Contour Global” nuk na lejon që të ecim përpara që do të ishin në frymën e tranzicionit në energji. E para, është interkonjeksioni me Shqipërinë, që është ndërtuar me fonde të Qeverisë Gjermane një interkonjeksion dhe kjo në vete është një aset të cilin ende pa e future në shfrytëzim do ta shkatërrojmë me kontratën e re. Pra, do të kemi gjendje që energjia, e cila ne vjen prej burimeve të ripërtërirë në kohën kur neve do ta duhej, nuk mund të futet në shfrytëzim, sepse kemi një obligim që vjen prej kontratës, e që është gjithqysh duhet me blerë 450 megavat me 80 euro megavat orë, çmim të synuar prej prodhuesit “Contour Global””, ka thënë Sejdiu.
Edhe pse në këtë panel ka qenë i ftuar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ai ka refuzuar të marrë pjesë me arsyetimin se nuk dëshiron të duket si i vetmi mbështetës për termocentralin “Kosova e Re”/GazetaFokus/.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...

































