Lajme

Presidenti gjerman kërkon falje nga homoseksualët

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 03 June 2018

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmajer, kërkoi falje nga homoseksualët për dekada të vuajtjes dhe të padrejtësisë për shkak të ligjeve represive gjermane.

Ai këto komente i bëri me rastin e shënimit të përndjekjes së kryer nga regjimi nazist i Adolf Hitlerit, transmeton KosovaPress.

Trajtimi i ashpër i homoseksualëve ka vazhduar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ku homoseksualizmi me vite paraqiste vepër penale.

-Advertisement-

“Për këtë arsye sot kërkoj falje, për gjithë vuajtjen dhe padrejtësinë dhe për heshtjen, e cila pasoi”, tha presidenti gjerman.

Ai shtoi se dëshiron të bindë “të gjithë homoseksualët, biseksualët dhe lesbianet, transgjinorët dhe interseksualët” se janë të mbrojtur në Gjermaninë e sotme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera