Dhe nëse nuk është Pochettino, atëherë kush?
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2018/06/fsfsfs.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
10:54 | 02 June 2018
Mauricio Pochettino është i përzgjedhuri për të zëvendësuar Zidane në stolin e Real Madridit, por perspektiva e një refuzimi të Daniel Levy për t’i hapur dyert teknikut Argjentinas (pavarësisht faktit që ekziston një pakt verbal për të lehtësuar largimin e tij), obligon klubin Madrilen të eksploroje opsione të tjera.
Dhe Real Madridi nuk është duke humbur kohë. Nëse hipotetikisht nënshkrimi me Pochettinon nuk realizohet, ka një listë trajnerësh të përzgjedhur të cilët me profilin e tyre i përshtaten ekipit Madrilen. Duke filluar nga Klopp, si më i veçuari nga gjithë të tjerët, në opsion përfshihet edhe Guti, ndërsa emra të tjera janë edhe Allegri, Conte apo Sarri. Të gjithë aspektet pozitive dhe negative për secilin prej tyre, ju sjellim në vijim:
Jurgen Klopp (50)
Jurgen Klopp mori vëmendjen e të gjithëve pas sezoneve madhsëhtore me Borussia Dortmund, duke kulmuar dhe me një fitore 4-1 ndaj Real Madridit të Mourinhos në gjysmëfinalet e Championsit (2013). Pas një viti impresionues me Liverpool, tekniku do të jetë në sezonin e tij të katërt në Anfield, aty ku zbarkoi për herë të parë në Tetorin e vitit 2015. Puna e tij me të ‘kuqtë’ e ka bërë atë të rikthehet në mesin e top-trajnerëve në Europë, nëse ndonjëherë kishte dalur nga kjo listë. Një trajner metodik dhe me shumë karizëm, por që mbetet për t’u parë se si do të funskiononte në futbollin Spanjoll dhe mbi të gjithash, në një skuadër të mbushur me kampiona. Ka një kontratë me Liverpool deri në vitin 2022.
Massimiliano Allegri (50)
Massimiliano Allegri është një tjetër trajner që ka kapur vëmendje, sidomos në sezonet e fundit, falë dominimit absolut në Serie A, ndonëse në Europë nuk ka mundur të bëhet kampion pasi ka humbur dy finalet e luajtura (ndaj Barcelonës në Berlin dhe ndaj Real Madridit në Cardiff). Tekniku poashtu është eleminuar në çerekfinale ndaj Zidane (në sezonin e parë u eleminua ndaj Bayern në 1/8). Tek Juventus, i frikësohen një lëvizje të Real Madridit për teknikun.
Antonio Conte (48)
Antonio Conte në ditët e tij më të mira i pëlqente Florentinos, ndonëse dyshimet për të rriten kur vjen në pyetje menaxhimi i skuadrës, pas një sezoni shumë të komplikuar me Chelsean. E ardhmja e tij është në ajër, më shumë jashtë se sa brenda. Gjithçka indikon që ai nuk do të vazhdoje në Stamford Bridge, por shkëputja e kontratës me klubin Londinez është shumë e lartë.
Maurizio Sarri (59)
Përflitet edhe për Italianin Maurizio Sarri, ish-teknikun e Napolit, që është i lidhur me një kalim tek Chelsea, apo thënë ndryshe, me një akord të lënë në gjysmë që tani për tani nuk duket aq i qartë. As Conte nuk është larguar, e as ai nuk ka shkëputur kontratën me klubin Napoletan (ka edhe një vit në kontratë pavarësisht ardhjes së Ancelottit), dhe kalimi i tij tek Chelsea po bëhet më i komplikuar. Sarri karakterizohet me futbollin e bukur por dhe me humbjet e vazhdueshme ndaj Napolit në luftën për titull.
Guti (41)
Opsioni i vetëm në shtëpi është Guti. Trajner i Juvenil A, që dukej sikur do të dilte nga kantera e Real Madridit këtë sezon, përfundimisht ka marë vendimin për të vazhduar edhe një sezon me La Fabrican. Për momentin nuk duket i përgaditur për të marë drejtimin e skuadrës, por nëse Real Madridi mund të llogarisë tek ndonjë në klub, ai është kandidati i vetëm.
Pas ‘JO’ nga Joachim Low, emrat e përfolur nuk janë dhe të panjohur, ndonëse pritet të ketë në listë edhe emra të tjerë të cilët mund të përshtaten me ekipin, siç është edhe rasti i Michael Laudrup. I përzgjedhuri është Mauricio Pochettino, por nëse operacioni nuk përfundon me sukses, alternativat janë të shumta.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Tahiri: Tri ligjet e sotme do të godasin demokracinë dhe zërin e lirë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Be...
-
Tahir i PDK-së thotë se qeveria po mundohet t’i kapë mediat, gjyqësorin dhe administratën publike
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria po m...
-
Dështon propozimi katalunas për njohjen e Kosovës, s’merr votat në Kuvendin e Spanjës
Parlamenti i Spanjës s’e ka përkrahur propozimin jo-ligjor të “Junts” që Span...
-
Arrijnë në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se grupi i katërt i haxhilerëve nga Mi...
-
O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve Kosovë – Serbi, një mundësi e humbur
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien, tha se moszbatimi i marrëv...
-
Kërkohet paraburgim për serbin e arrestuar për spiunazh
Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimi...
-
Kupchan: Kurti duhet të bisedojë, nuk ka zgjidhje me ultimatume
Charles Kupchan, ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Ko...
-
Asnjë flamur i Kosovës – Zyret e Vetëvendosjes në Prishtinë “mbulohen” me flamuj të Shqipërisë
Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje në qendër të Prishtinës, janë mbuluar me flamuj...
-
Tahiri: Kurti s’paska guxu me ia kërku Vuçiq’it njohjen de jure
Ish-kryenegocitorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar refuzimin e kryemin...
-
LDK thërret konferencë për media
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media. Konfere...
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 13 vjeçares Aulona Kurti
Një vajzë 13 vjeçare është raportuar nga familjarët e saj se është zhdukur që...
-
Kërkohet urgjentisht gjak i grupit AB+ apo AB- për një grua lehonë në QKUK
Qytetari nga Prishtina, Blend Zymi ka kërkuar ndihmë përmes llogarisë së tij ...