Sport

Serbët i gëzohen lëndimit të Xhakës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 01 June 2018

Granit Xhaka ka pësuar një lëndim që duket të jetë serioz, por ky fakt i ka gëzuar serbët, duke marrë parasysh se Serbia gjendet në të njëjtin grup me Zvicrën në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Lajmin për lëndimin e Xhakës e kanë publikuar mediat kryesore serbe.“Njëri nga futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Zvicrës ka pësuar lëndim serioz dhe me shumë gjasë nuk do të jetë në Kupën e Botës në Rusi.

Mediet zvicerane njoftojnë se Granit Xhaka ka përfunduar në spital pas lëndimit që e pësoi në stërvitje, ndërsa shokët e ndihmuan të largohej nga fusha”, shkruajnë mediet serbe.

-Advertisement-

Xhaka e ka lënduar gjurin e majtë dhe sipas prognozave të para nuk do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës. Zvicra dhe Serbia do të takohen më 22 qershor në Kalinigrad.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera