Lajme

Krasniqi: Bukoshi i kishte 500 milionë marka në konto

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 31 May 2018

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka folur për luftën e Kosovës, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se Gjermania ka bërë përpjekje që t’i bashkojë UÇK’në dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës.

Krasniqi ka kujtuar t’i jetë thënë në Gjermani se Bujar Bukoshi, asokohe kryeministër i Kosovës, i kishte 500 milionë marka në llogari bankare.

-Advertisement-

“Në Gjermani ka qenë një përpjekje e ambasadorit Pauls, që të na bashkojë, Qeverinë e Bukoshit me Shtabin e Përgjithshëm të Kosovës”, ka treguar Krasniqi në T7.

“Kemi pasur një bisedë, që nuk kemi mundur të arrijmë kushedi çfarë përfundimi”, është shprehur ai.

“Ajo që më kujtohet mirë është se abasadori Pauls ka thënë që është edhe interesi i UÇK’së të bashkëpunojë dhe të merret vesh me Qeverinë e Bukoshit, se ata në fondin e tyre i kanë diku 500 milionë marka”, ka kujtuar Krasniqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera