Lajme

Familjari i Sami Lushtakut emërohet Kryeshef i ‘Ibër Lepencit’ (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 31 May 2018

as një konkursi të stërzgjatur, sot Bordi i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” ka marrë vendim që ta zgjedh kryeshefin e ri të ndërmarrjes.

Në këtë vendim të siguruar nga portal Veriu.info, shihet se Bordi ka marrë vendim që këtë detyrë t’ia besoj Berat Lushtakut, i cili është familjar i kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut.

Në vendim bëhet e ditur se Berat Lushtaku punën do ta filloj nga dita e nesërme, përderisa vendimin ka hyrë në fuqi sot.

-Advertisement-

Edhe më këtë emërim po dëshmohet se Qeveria e drejtuar nga koalicioni PDK, AAK, NISMA dhe AKR po vazhdon me avazin e qeverive të kaluara, duke politizuar secilin pozicion në ndërmarrje publike.

Kjo pasi që Veriu.info mëson se Berat Lushtaku ushtron funksionin e nënkryetarit të Rinisë se PDK-së.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera