Burrat e egër të Kosovës
Autori: Vjosa Kabashi 09:34 | 31 May 2018
Burrat në Kosovë ende mendojnë që gratë duhet ta durojnë dajakun. Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se gratë nuk kanë nevojë për seks sa kanë burrat, ndërsa pjesa tjetër nuk pajtohen që të kenë një shok homoseksual.
Këto janë disa nga gjetjet e një hulumtimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE-së), e cila ka matur qëndrimet e burrave lidhur me barazinë gjinore në Kosovë.
Pjesa më e madhe e të anketuarve në këtë hulumtim kanë pohuar se gratë nuk duhet të heshtin karshi dhunës. 67.9 për qind e burrave mendojnë se gratë duhet të raportojnë për rrahje, madje edhe nëse është fjala që të mbajnë familjen e bashkuar, shkruan GazetaFokus.
Rreth 40 për qind e burrave janë përgjigjur se pajtohen që gratë e meritojnë me raste të rrihen.
Por sipas tyre këtë ato duhet ta bëjnë vetëm kur është e nevojshme që të mbajnë familjen e bashkuar.
Rezultatet e dala nga ky hulumtim janë edhe më shqetësuese.
Kosovarët nuk pyesin për seksin, ata vetëm e bëjnë.
Pjesa më e madhe e tyre mendojnë se gratë nuk e kanë të nevojshëm seksin sa e kanë burrat. E madje sipas disave burrave duhet tu vijë turp nëse nuk janë në gjendje të kenë ereksion gjatë marrëdhënies seksuale, shkruan GazetaFokus.
Në fakt kështu janë shprehur 24. 4 për qind burrave pjesëmarrës në hulumtimin e OSCE-së, ndërkaq 30.4 për qind pajtohen pjesërisht.
Një diçka tjetër interesante nga ky hulumtim është se ndërrimi i pelenave, larja e fëmijëve dhe ushqyerja e fëmijëve janë përgjegjësi e gruas.
Kështu kanë pohuar rreth 70 për qind e të anketuarve.
E sipas tyre, roli më i rëndësishëm i gruas është të kujdeset për shtëpinë dhe të gatuaj për familjen. Rreth 70 për qind e burrave u përgjigjen ngjashëm.
Po ashtu burrat kosovarë në shumicë kanë thënë se ata asnjëherë nuk do të pranojnë që një homoseksual ta kenë shok. 55.1 për qind pajtohen plotësisht mbi këtë fakt, ndërkaq 17 për qind pajtohen pjesërisht./GazetaFokus/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 5 maj
Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshm...
-
Kurti në konferencën e partive socialiste ku ishte edhe kancelari Scholz: Autokratët kanosin sigurinë e kontinentit tonë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partis...
-
IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimi...
-
Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Enver ...
-
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut i shtohen komunave arbëreshe në Kalabri
Tre monumente të Gjergj Kastriot Skënderbeut, iu shtuan sot komunave arbëresh...
-
Abdixhiku në Gjilan: Me qytetarët po flasim hapur e po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bash...
-
“Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo”, PDK: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn
Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot përmes një aksioni ka shfaqur pak...
-
Ikja e mjekëve sfidë për institucionet
Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në ven...
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...