Lajme

Vucic me fjalë të ashpra për Jeremic’in, e fajëson për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 30 May 2018

Kryetari serb Aleksandar Vuçqi ka deklaruar sot në Paris se Serbia tani po lufton nga humnera për të bërë diçka për Kosovën pasi që qeveria e shkuar e kishte vulosur pavarësinë e Kosovës.

“Kështu më flet njeriu, Vuk Jeremiq i cili jo vetëm e ka vënë vulën por paraprakisht edhe e ka mbyllur zarfin e pastaj e ka vënë dyllin në zarfin e pavarësisë e Kosovës, bashkë me udhëheqjen paraprake duke insistuar me pyetjen e marrë, të papërgjegjshme dhe joserioze për Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë dhe kështu e ka vështirësuar shumë më pozicionin tonë që tani të luftojmë nga humnera në të cilën në hedhën prej nga po përpiqemi të bëjmë diçka rreth Koosvës”, citon blic të ketë thënë Vuçiqi

Vuçiq në Paris po merr pjesë në panelin”Ballkani Perëndimor: Bashkimi Europian dhe gara e superfuqive” .

Në panel merr pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministrja maqedonase e Mbrojtjes Radmila Shekerinska.

-Advertisement-

Sidoqoftë, në Serbi së fundmi është hapur një debat rreth pavarësisë së Kosovë, ku përfaqësues të ndryshëm po e akuzojnë njëri-tjetrin

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera