Lajme

Hoxhaj: Kosova nuk ka nevojë për UNMIK-un, të përfundohet ky mision

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 29 Maj 2018

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova është shtet stabil dhe nuk ka nevojë për UNMIKun.

Hoxhaj tha se ky mission duhet të mbyllet, dhe buxheti i tij të alokohet në fusha ku me të vërtetë ka nevojë për mbështetje.

“Në ditën ndërkombëtare të paqeruajtësve, shpreh mirënjohjen për trupat e Kombeve të Bashkuara për kontributin në ndërtimin e Kosovës demokratike dhe miltietnike. Paqëruajtësit nevojiten në zona konflikti, por qëndrimi i UNMIKut në Kosovë është tashmë i panevojshëm meqë vendi ka stabilitet të qëndrueshëm. Misioni i UNMIK-ut duhet të përfundohet dhe buxheti i tij të alokohet diku tjetër”, shkroi Hoxhaj në Twtter, pikërisht në ditën ndërkombëtare të paqeruajtësve.

-Advertisement-

Hoxhaj që një kohë të gjatë ka qenë i zëshëm duke lobuar për përmbylljen e misionit të UNMIK’ut, pasi që sipas tij, Kosova nuk ka nevojë më për mision paqeruajtës të këtij karakteri.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy