Ekonomi

Rritje e çmimit të bukës për shkak të energjisë?!

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 29 May 2018

Shqipëri

Pas shqetësimit të ngritur mbi çmimin e energjisë elektrike, Shoqata e Prodhuesve të Bukës i ka dërguar një letër ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri duke riformuluar kërkesat e tyre.

Shkresa është dërguar në datën 28 maj 2018, ndërkohë që kreu i shoqatës Gëzim Peshkopia tha për SCAN se është kërkuar që për furrat e bukës që kanë frigorifer, 90% e faturës së energjisë të paguhet me çmimin 7.6 lekë/kw, ndërsa 10% e saj të paguhet me çmimin 14 lekë/kw.

-Advertisement-

Ndërkohë që, për ato subjekte, që nuk kanë pajisje frigoriferike çmimi duhet të mbetet i pandryshuar, pra të vijohet të paguhet me 7.6 lekë/kw.

Gjithashtu, Peshkëpia tha se shoqata pranon që reduktimi i pagesës të bëhet për ata frigoriferë, të cilët ruajnë vetëm produktet e furrës, siç mund të jenë

ëmbëlsirat, duke u shprehur të gatshëm që heqin produktet e tjerë siç mund të jetë qumështi apo uji.

Kjo kërkesë e shoqatës vjen pas shqetësimit të ngritur rreth një muaj më parë, për bazën frigoriferike në furrat e bukës, çka detyronte OSHEE-në t’i faturonte

këto subjekte me 14 lekë/kw dhe jo me çmimin e reduktuar me ligj për këto subjekte.

Në këto kushte, prodhuesit nuk përjashtuan mundësinë e rritjes së çmimit të bukës, për shkak të rritjes së shpenzimeve.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy