Sport

Bartomeu nuk është më i sigurt për transferimin e Griezmann

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 29 May 2018

Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu nuk është më i bindur se Antoine Griezmann do të kalojë tek gjigandët katalanas, shkruan infokusi.

Ata që punojnë së bashku me presidentin mendonin se për muaj me radhë ai ishte i bindur se nuk do të kishte dyshime në nënshkrimin e francezit për ta transferuar në Camp Nou.

LEXO EDHE: Sot ndeshja “vëllazërore” Kosovë – Shqipëri

-Advertisement-

Bartomeu foli për Griezmann praktikisht si një tjetër lojtar i Barcelonës brenda skuadrës. Megjithatë, të njëjtat burime thonë se që nga fundi i sezonit, përpjekja e presidentit për të marrë nënshkrimin e futbollistit po paraqet më shumë dyshime.

Raportet mbi ndryshimin erdhën pas publikimit të videos nga Diego Godin ku u zbulua se shoku të tij do të qëndrojë në Atletico Madrid.

Barcelona besojnë se presioni nga lojtarët e Atleticos ka ndikuar në vendimin e Griezmann, duke nxitur disa dyshime për lëvizjen e tij në Camp Nou.

Por Blaugrana mendojn se do të ishte e përshtatshme për t’i shikuar përfitimet e nënshkrimit me një ekip si Barcelona dhe për të shmangur shqetësimet nga shokët e tij. Në këtë drejtim, shokët e kombëtares Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele gjithashtu mund të shtojnë presionin dhe ta bindin lojtarin të bëjë kalimin e tij te Barca këtë verë.

Prioritet i katalanasve është që të bëjnë disa transferime dhe të forcojnë skuadrën e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, në lidhje me dyshimet e Griezmann, gjithçka ndryshon. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera