Ekonomi

Sa veteranë do të shkojnë në deti?

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 28 May 2018

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) numri i veteranëve aktualisht është 37.460. Por jo të gjitha do të shkojnë në deti me pare të shtetit.

Nëse Qeveria e Kosovës, e pranon kërkesën e Shoqatës së Veteranëve dhe i ndanë 300 mijë euro nga buxheti vetëm 1500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përfitojnë “pushime” pa pare, shkruan Infokusi.

“Ne kemi bërë një kërkesë në zyrën e kryeministrit të Kosovës për rehabilitimin e veteranëve, i dërgojmë  banjë, një pjesë të veteranëve. Numri i veteranëve që planifikojmë ti dërgojmë në banjë është rreth 300. E 1,500 veteranë të tjerë janë për deti, kryesisht janë veteranë që nuk kanë kushte të tjera materiale dhe jetojnë me nga 170 euro”, ka thënë për Infokusin, kreu i  Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

-Advertisement-

Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punës, 37,460 veteranët e certifikuar, cdo muaj i kushtojnë shtetit nga 6.3 milionë euro.

Megjithatë, kjo nuk është lista përfundimtare e tyre. Në Kosovë janë deklaruar mbi 60 mijë veteranë të luftës së fundit, verifikimi i të cilëve vazhdon./Infokusi/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy