Lajme

Helmohen 13 punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 26 May 2018

3 punonjëse të një firme rrobaqepësie në Durrës, kanë përfunduar në spital.

Policia e Durrësit bën me dije se ata kanë shfaqur shenja të fikti, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një prej punonjësve që ka përfunduar në spital ka treguar për News24, se e ka gjetur shoqen, e cila ishte edhe shtatzënë pa ndjenja në banjë.

-Advertisement-

“Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Ne qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese”, tha punonjësja e shtruar në spital.

Për ngjarjen në fjalë, policia e Durrësit ka bërë me dije se ka nisur hetimet.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy