Fun & Video

Valët nxorën në breg trupin misterioz, për të cilin nuk kanë përgjigje as ekspertët (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 24 Maj 2018

Beth Jannetta po i shëtiste qentë në një plazh në Gower të Wales, kur hasi në një trup misterioz të gjatë afro dy metra.

Kalimtarja 41-vjeçare e fotografoi krijesën që besohet ta kenë nxjerrë valët e detit dhe imazhet i dërgoi në një institut të biologjisë, transmeton Telegrafi.

“Në shikim të parë duket si krokodil, shkaku i dhëmbëve të gjerë, por ka një të fryrë mbi kokë, që tregon se është diçka tjetër. Mund të jetë delfin apo balenë e vogël, por ka bisht tepër të gjatë”, ka thënë Dr Dan Froma, që është ekspert i biologjisë.

-Advertisement-

Trupi i gjetur në breg

Bazuar në statistikat vjetore, gjatë qershorit dhe korrikut valët sjellin në breg trupat e dekompozuara të balenave, delfinëve, fokave dhe nganjëherë edhe deleve që mbyten në ujë.

Por, kjo krijesë i ka lënë të gjithë pa përgjigje, shkaku i strukturës trupore, ndërsa ka të tillë që besojnë të jetë nga ndonjë planet tjetër.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy