Legalizimi vetëm pas zgjidhjes së çështjes pronësore
Autori: Gazeta inFokus
14:36 | 23 May 2018
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural në mbledhjen e mbajtur të enjten ka miratuar projektligjin për trajtimin e objekteve pa leje, shkruan Infokusi.com.
Anëtari i Komisionit, Liburn Aliu tha se pa u definuar çështjet e pronësisë nuk mund të fillojë procesi i legalizimit.
“Ligji e bën mjaft të qartë se nuk mund të bëhet legalizimi i plotë i asnjë objekti pa u sqaruar çështja pronësore. Pra, pa qenë e definuar çështja pronësore nuk mund të legalizohet një objekt. Mund të ketë aplikim për të, por në momentin që çështja pronësore është e pazgjidhur, ajo ndërtesë, ai objekt, ai rast, ajo lëndë vihet në listë të pritjes dhe mbetet aty derisa mos të zgjidhet çështja pronësore”, ka thënë Aliu.
E anëtari tjetër njëkohësisht zëvendëskryetar i dytë në këtë Komision, Srdjan Mitroviq tha se amendamentet e Listës Serbe janë refuzuar andaj edhe nuk do ta mbështesin këtë ligj
“Të gjitha amendamentet e Listës Serbe janë refuzuar nga ana e grupit punues. Nuk dua të komentoj amendamentet veç e veç, por sa i përket Listës Serbe ato nuk janë të pranueshme dhe si të tilla nuk do të kenë mbështetjen tonë dhe ligji nuk do të mund të marrë mbështetjen nga ana e Listës Serbe. Përmes këtyre amendamenteve, Lista Serbe tenton të zgjidhë problemin më të keq, që ekziston në territorin e Kosovës dhe kjo është çështja e pronës dhe në të njëjtën linjë edhe ndërtimet pa leje. Absolutisht është e papranueshme”, ka thënë Mitroviq.
Kryetari i këtij Komisioni, Daut Haradinaj në fund të takimit tha se qytetarët e Kosovës jajnë të barabartë me Kushtetutë prandaj nuk ka ligje etnike.
“Kemi me dhjetëra ligje, të cilat janë në fuqi, edhe mendoj që organet duhet me marrë masat për uzurpatorët, që sa më shpejt me i nxjerrë në rrugë dhe me i qit para ligjit kushdo qofshin ata. Ne kemi vërejtje edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës. S’ka ligje etnike më, qytetarët e Kosovës janë të barabartë me Kushtetutë”, ka thënë Haradinaj.
Me propozimin e Haradinajt në fillim të kësaj mbledhje, anëtarët kanë miratuar projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”./INFOKUSI

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































