Sonte mund të përcaktohet Kampioni i ri në IP Superligën e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 23 May 2018
Sonte me fillim nga ora 21:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja e katërt finale e play-offit në IP Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, shkruan infokusi.
Aktualisht skuadra prizrenase është duke udhëhequr në seri 2:1 dhe kështu e ndan vetëm një fitore nga titulli i kampionit, që do të ishte i pari për të që nga paslufta.
Në ndeshjen e parë të luajtur në kryeqytet pati triumfuar Bashkimi, gjë që e kishte bërë edhe në duelin e dytë të luajtur në Prizren, derisa Sigal Prishtina u kthye në lojë në luftë për titull në ndeshjen e tretë të zhvilluar në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet.
LEXO EDHE: Finalja e kupës Mitrovica – Hajvalia në orën 12:00
Sigal Prishtina është kampion në fuqi, derisa në këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale pikërisht Bashkimin.
Duhet theksuar se në rast se Bashkimi do të shpallet kampion i Kosovës, ky do të ishte trofeu i dytë i basketbollit që shkon në Prizren, pasi në konkurrencën e femrave ishin basketbollistet prizrenase ato që javë më parë u stolisën me titullin e kampionit, duke e kthyer kështu këtë trofe pas shtatë vjetësh në Prizren. /INFOKUSI.COM
Kampionët e deritashëm:
1999/2000 Trepça
2000/2001 Trepça
2001/2002 Prishtina
2002/2003 Prishtina
2003/2004 Dukagjini
2004/2005 Mabetex
2005/2006 Prishtina
2006/2007 Prishtina
2007/2008 Prishtina
2008/2009 Prishtina
2009/2010 Prishtina
2010/2011 Prishtina
2011/2012 Trepça
2012/13 Peja
2013/14 Prishtina
2014/15 Prishtina
2015/16 Prishtina
2016/17 Prishtina
2017/18 ?

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























