Ministria e Kulturës ia ndanë 10 mijë euro gruas së Behgjet Pacollit
Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 19 May 2018
Para se të angazhohej në politikë, Behgjet Pacolli është njohur vetëm si biznesmen. Me kapitalin multi milionësh që ka, ai sot renditet në mesin e shqiptarëve më të pasur në Kosovë. Kur në vitin 2011 u ngjitë në krye të shtetit, vendosi që pagën e presidentit t’ua ndajë dhjetë familjeve skamnore, shkruan AktivPress. Në deklarimet publike, milioneri shpesh ka “siguruar” qytetarët se në politikë nuk është futur për të përfituar nga shteti, por për t’i dhënë atij.
Por, a është e gjitha e vërtetë?
Aktualisht, Pacolli është zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Kosovës. Nga kjo pozitë, ai e ka “lejuar” gruan që të përfitoj mbështetje nga shteti për një fondacion që ajo e udhëheq. Me 13 prill, Maria, bashkëshortja e Pacollit, ka qëndruar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aty, në prani të ministrit Kujtim Gashi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në emër të “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”. Ky akt është nënshkruar edhe në prani të ministres së Mjedisit, Albena Reshitaj, e cila është anëtare e AKR-së, partisë që udhëhiqet nga Pacolli.
Qëllimi i memorandumit, që peshonte 10 mijë euro, ishte mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018. Shala është vartës i Pacollit në Qeveri. Praktikisht, ai e ka financuar fondacionin e gruas së shefit. Pavarësisht kësaj, me këtë rast nuk është marrë Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit. Në vend se të jap shpjegime nëse ky rast paraqet konflikt interesi, kjo agjenci ka zgjedhur heshtjen.
AktivPress ka pritur më shumë se tri ditë për të marr një përgjigje nga AKK-ja, por pritjet kanë rezultuar të kota. Njësoj kanë vepruar edhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës. As ata nuk janë përgjigjur nëse e kanë pasur parasysh çështjen e konfliktit të interesit kur e kanë marrë vendimin për ndarjen e parave të Qeverisë për një fondacion që udhëhiqet nga gruaja e zëvendëskryeministrit. Pos kësaj, në MKRS nuk kanë treguar nëse janë konsultuar paraprakisht për këtë çështje me Agjencinë e Kosovës Kundër Korrupsionit.
Një zyrtar i lartë pa dashur t’i përmendet emri në gazetë, ka thënë se “ndarja e 10 mijë eurove për fondacionin që e udhëheq gruaja e zv.kryeministrit është konflikt i pastër i interesit”. “Pa asnjë dilemë ky rast paraqet konflikt interesi. Pavarësisht se parat mund të jenë ndarë për qëllime të mira, nuk është e pranueshme që ato të nxirren nga buxheti i Qeverisë e t’i jepen gruas së zëvendëskryeministrit”, ka thënë ai.
Çështja e konfliktit të interesit është sanksionuar me ligj të veçantë. Në Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit ndër tjera specifikohet se gjatë ushtrimit të funksionit publik, zyrtarit të lartë i ndalohet që të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo organi për arsye të përfitimit material personal apo personit në lidhje me të. Sanksionet më të mëdha që parashihen me këtë ligj janë gjobat deri në 2500 euro dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në kohëzgjatje prej tre muaj deri në një vit.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...