Lajme

Nënkryetari i AKR-së: Albin Kurti t’i udhëheq bisedimet, jo Thaçi

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 18 May 2018

Nënkryetari i AKR-së, njëherësh kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, është personi i duhur që duhet t’i udhëheq bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, presidenti Hashim Thaçi nuk është personi i duhur që ta bëjë një gjë të tillë.

“Albin Kurti t’i udhëheq bisedimet. Jo Hashim Thaçi. Çdo njeri që shkon me një faturë që ka me pagu në tavolinë s’kisha pas dëshirë. Dëshira ime është që të shkon një njeri që s’ka fatura. Një njeri që e don dhe të jetë i vendosur për qëndrimet e veta, të shkohet në emër të gjithë qytetarëve”, ka thënë ai në një emision të T7-shit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera