Fun & Video

Misteri i qytetit rus që po e përpinë toka, pamjet me dron tregojnë qytetin fantazmë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 18 May 2018

Në fund të shekullit 19-të është ndërtuar një qytet në afërsi të “minierës” më të madhe në botë të kripës. Por, edhe pas 140 viteve kjo “minierë” vazhdon të funksionojë, kurse qytetarët kanë një hall të madh – qyteti i tyre ka filluar të zhytet në disa gropa që në mënyrë misterioze po hapen vetvetiu.

Bereznik është qyteti me 150 mijë banorë i ndërtuar në Urale më saktësisht afër minierës që ka dhjetëra tunele. Kjo zonë është e pasur me kripë, kurse rusët kanë bërë maksimumin që ta eksploatojnë. Dhe derisa nën tokë kanë punuar pa ndërprerë minatorët, mbi të kanë jetuar mijëra qytetarë, transmeton Telegrafi.

Por, gjithçka funksiononte mirë deri në vitin 2007, kur në mes të qytetit filluan të shfaqen në mënyrë misterioze disa gropa të gjera 400 metra dhe të thella 700 metra. Banorët mbetën të shokuar me këtë fenomen, por ky ishte vetëm fillimi i problemeve të tyre.

-Advertisement-

Toka nën këmbët e tyre merrte frymë, dhe çdo ditë hapeshin gropa të reja gjigante. Ato përpinin vetura e shtëpi, kurse disa kishin madhësinë e disa fushave të futbollit. Kështu me kalimin e kohës i gjithë qyteti filloi të zhytet, pasi që toka thjesht e gëlltiti.

Autoritetet lokale gjatë gjithë kohës janë munduar t’i qetësojnë banorët në mesin e të cilëve ishte krijuar një situatë e tensionuar, duke u thënë se gjithçka është në rregull, edhe pse ishin të vetëdijshëm se asgjë nuk ishte në rregull dhe se rrezikohej i gjithë qyteti të zhdukej.

Kanë kaluar 12 vite nga ky “kolaps”, kurse situata në Bereznik nuk ka ndryshuar aspak. Ndërtesat janë të shkatërruara pjesërisht, disa pjesë të qytetit ngjajnë me qytetet fantazmë të braktisura sikur Çernobili, si dhe gropa të mëdha të mbushura me ujë.

Se si duket sot ky qytet pamjet e publikuara më poshtë tregojnë filmime me nga ajri me dron të këtij qyteti të shumëpërfolur, për të cilin askush nuk po ka shpjegim se si dhe pse po hapen këto gropa gjigante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera