Lajme

Në QKUK kryhet intervenim i komplikuar kirurgjik

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 18 May 2018

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është kryer operacioni i dytë i transpozicionit të arteries subclavia (arteria që e ushqen dorën me gjak) në arteria carotiscommunis (arteria e përbashkët gjumore që e ushqen trurin me gjak) në anën e majtë, për shkak të “sindromit të vjedhjes së gjakut nga arteria e dorës prej trurit”.

Në njoftimin e QKUK-së thuhet se sindroma e “vjedhjes së gjakut” nga arteria subclavia (arteria që e ushqen dorën me gjak) karakterizohet me ngushtimin ose mbylljen e kësaj arterie, me lokalizim afër origjinës së arteries vertebrale (arteries unazore të qafës).

Në këtë rast, arteria subclavia e “vjedhë” gjakun nga qarkullimi i arteries vertebrobasilare, (të dy këto arterie e ushqejnë trurin me gjak) në drejtim të kundërt të rrjedhjes, për të furnizuar me gjak dorën gjatë përdorimit të saj, duke rezultuar me pamjaftueshmëri vertebrobasilare, (në këtë rast dora ja “vjedhë” gjakun trurit).

-Advertisement-

Pacientja H.Q, 68 vjeç me hipertension, dislipidemi (yndyra të rritura), në Kirurgji Vaskulare ishte paraqitur me humbje ekuilibri, dhembje koke, marramendje dhe mjegullim të të pamurit herë pas here, që ndodhte kur ajo e përdorte dorën e saj të majtë, gjatë punëve në shtëpi dhe në kopsht.

“Rasti në fjalë ishte kundër indikacion për trajtimin endovaskular (me vendosje të stentit), sepse ngushtimi dukej jo koncentrik dhe ishte shumë afër arteries vertebrale. Për shkak të pengesave, simptomave dhe shenjave klinike të përmendura më sipër, ekipi mjekësor në përbërje; Ass. Dr. Lulzim Vokrri, Dr.Hajriz Rudari, Dr. Adhurim Koshi, Dr. Ramë Gashani, specializant, kreu intervenimin kirurgjik, i cili zgjati rreth 4 orë. Anestezionin e udhëhoqi Dr. Lavdim Morina, me teknikët e anestezionit dhe stafin përcjellës”, thuhet në njoftim.

Një rast i tillë me sukses të plotë, për herë të parë ishte operuar në vitin 2006.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientja pas 7 ditëve hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera