Osmani: Me këtë ritëm edhe në dy ndeshjet e mbetura
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 17 May 2018
Kjo Shkëndijë e drejtuar nga Qatip Osmani duket e gatshme për të thyer limitet e deritashme në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, shkruan infokusi.
Triumfi 0:3 ndaj Renovës ishte i 28-i në këtë sezon, skuadra ka 32 pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë dhe me 88-të të tilla xhiron e fundit pritet të kalojë kufirin e 90-të pikëve brenda një sezoni.
Kuqezinjtë një xhiro para fundit kanë shënuar 97-të gola dhe vetëm tre realizime i ndajnë në shifrën e 100 golave në kuadër të një kampanje.
Nuk ka si mos të jetë i kënaqur tekniku Qatip Osmani që përgatitet të dielën të ngrejë trofeun e dytë si kampion i Maqedonisë (pas atij në vitin 2011 poashtu me Shkëndijën), ndërsa më 23 maj synon edhe Kupën përballë Pelisterit.
LEXO EDHE: Kjo është e ardhmja e Jan Oblak
“Sigurisht se jam i kënaqur me fitoren, me lojën bindëse dhe dua t’i përgëzoj futbollistët për paraqitjen dhe rezultatin”, u shpreh shefi i stafit teknik, Qatip Osmani, duke paralajmëruar angazhim për sukses edhe në dy takimet e fundit zyrtare të këtij sezoni.
“Shkëndija do të vazhdojë deri në fund të luajë ashtu si deri tani, dmth me fitore. Statistikat jo se nuk na interesojnë, por nuk janë në plan të parë. Kështu që Shkëndijës i mbeten edhe dy ndeshje me Pelisterin, njëra në kampionat dhe tjetra në finalen e Kupës. Sigurisht se jemi optimistë për t’i fituar të dy ndeshjet”, tha Osmani.
Tekniku kuqezi edhe një herë lëshoi apel në drejtim të publikut për të ardhur në numër sa më të madh të dielën e 20 majit kur Shkëndija edhe zyrtarisht do të pranojë trofeun për titullin e kampionit për sezonin garues 2017/2018.
“Shfrytëzoj këtë mundësi që në ndeshjen e fundit kampionale të ftoj sa më shumë publik të Shkëndijës në stadium. Si publiku, ‘Ballistët’ dhe gjithë tifozët tjerë të vijnë dhe ta bëjmë lojën e fundit festë të vërtetë, pasi edhe zyrtarisht Shkëndija në atë ndeshje do të pranojë trofeun e kampionit”, përfundoi tekniku Osmani. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Manastiri i Graçanicës si këmbimore, thyen eurot për dinarë
Janë kulte fetare e veprimtaria e tyre do të duhej të ishte predikimi i fesë,...
-
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i pesëmbëdhjetë i letrave me vlerë
Ministria e Financave ka njoftuar se më 03 dhjetor do të mbahet ankandi i pes...
-
BE-ja do të godasë firmat kineze me sanksione për mbështetjen e Rusisë në Ukrainë
Bashkimi Evropian ka propozuar për herë të parë që t’i godasë kompanitë dhe i...
-
Trump “kërcënon” me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kinën
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të hënën se n...
-
AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] do të mbajë konferencë për media sot. ...
-
Deputeti i GUXO: Gërvalla dhe Peci nganjëherë mund të mos ia qëllojnë, ka mos koordinim në parti
Deputeti i Listës “Guxo”, Ekrem Mustafa, pranon se ka moskoordinim brenda sub...
-
Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe ceni...
-
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te QKUK-së
Sot do të protestojnë punëtorët e sigurimit fizik te Qendrës Klinike Universi...
-
Artan Hoxha reagon pasi u intervistua nga SPAK-u: Nuk kam kryer asnjë krim
Prokuroria e Posaçme lëshoi 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krim...
-
Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrt...
-
Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka reaguar p...
-
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump
Presidenti amerikan Joe Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit ...