Prishtina – Drita, statistikat
Autori: Gazeta inFokus
17:06 | 16 May 2018
Prishtina dhe Drita do të takohen të dielën për ndeshjen e fundit të Superligës, ku do të vulosët përfundimisht fati i kampionit, shkruan infokusi.
Të dielën nga ora 16:00 luhet finalja e kampionatit, e që për herë të parë ndodh që ndeshja e fundit të përcaktoj titullin.
Prishtina e cila qe dy vite luan jashtë shtëpisë së saj, luan në dy finale të mëdha për dy javë, për kampion dhe për kupë, në 22 ndeshjet e fundit e ka vetëm një humbje në javën e 24-të me Drenicën (1:0).
Prishtina e ka fituar 10 herë titullin, ndërsa Drita vetëm 1- më 2003 në ndeshjen që s’do të harrohet kurrë dhe kur sulmuesit Uliks Emra iu ishte thyer hunda nga tifozët vendas brenda fushës. Ishte kjo ndeshja e parafundit e me gjithë dhunën e paparë ishte mbyllur 1:1, por edhe ky rezultati iu kishte kryrë punëve gjilanasve për titullin e parë dhe të fundit.
Në ndeshjen e së dielës, Drita i ka tre rezultatet që e shpallin kampion për herë të dytë, fitorja, barazimi dhe çdo humbje minimale prej një goli. Kurse, Prishtinën e shpall kampione vetëm fitorja prej dy golave në epërsi. E Prishtina nga 40 ndeshjet zyrtare pas luftës, nga 19 fitoret që i ka, 10 prej tyre i ka me nga dy e më shumë gola diferencë.
Prishtina as që e bënë fjalë rezultatin me dy gola epërsi, sepse ka fituar 5:0 një herë (2007), 3:0 tre herë (një si mysafir), 3:1 dy herë (një si mysafir) dhe 2:0 plot katër herë (një si mysafir).
Nga 40 ndeshjet edhe 14 janë mbyllur baras dhe vetëm 7 humbje me goldallim +25, 56:31, dhe përderisa Prishtina e ka mesataren e shënimit të golave kundër Dritës 2,17 – gjilanasit e kanë vetëm 0,77 gola, as edhe 1 gol për ndeshje.
Statistikë tjetër është se kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi kundër Prishtinës me 3 skuadra të ndryshme nga 10 ndeshje nuk e ka asnjë fitore, vetëm dy barazime. Me Dritën nga 5 ndeshje i ka shënuar vetëm 3 gola e i ka pësuar 9 gola duke pësuar 3 humbje (2:1, 0:3, 2:0) dhe dy barazime 1:1 si vendas dhe mysafir. Me Hajvalinë nga 4 ndeshje i ka po aq humbje ( 1:0, 3:2, 3:1, 1:0 me goldallim 3:8) dhe me Vllazninë e Pozharanit 1 ndeshje 1 humbje (2:1).

56 golat e Prishtinës i kanë shënuar 35 futbollistë dhe prinë Basit Abdul Khalid me 5 gola (1×3, 1×2). Nga futbollistët aktiv ka shënuar nga 1 gol edhe Gauthier Mankenda e Debatik Curri.
31 golat e Dritës i kanë shënuar 24 futbollistë dhe nuk ka futbollistë që ka shënuar më shumë se 2 gola duke qenë Selman Berisha e Baki Buliqi dopio dhe futbollisti i tanishëm Xhevdet Shabani i ka po aq, ndërsa nga futbollistët aktiv me Dritën ka 1 veç edhe Bujar Shabani. /infokusi.com

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...

































