Clark: Misioni në Kosovë ende nuk është përmbushur
Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 16 May 2018
Në një intervistë ekskluzive dhënë për mediat e GRUPIT Koha, “Koha Ditore” dhe KTV, gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka rikujtuar luftën e Kosovës dhe veprimet që sollën fushatën e bombardimeve të NATO-s, nën udhëheqjen e tij, e cila edhe solli çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe pavarësimin e Kosovës, gati dhjetë vjet pas fundit të luftës.
Clark – një gjeneral amerikan me katër yje dhe karrierë superiore i cili në kohën e luftës së Kosovës ishte komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë dhe njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia – foli edhe për nevojën që të përmbyllet ndërtimi i shtetit të Kosovës, derisa paralajmëroi se ende ka kërcënime në rajonin e Ballkanit që mund ta pengojnë progresin, duke bërë thirrje për përfshirje më të madhe të Perëndimit në Kosovë dhe rajon, shkruan sot Koha Ditore.
Gjenerali Clark po ashtu theksoi nevojën e ndërtimit të një demokracie të vërtetë, në të cilën pushteti dhe liderët i shërbejnë vendit, ndërsa ndodh edhe rotacioni demokratik në qeverisje.
“Në demokraci… pritja nuk është të mbetesh në post gjithë jetën”, tha Clark, duke theksuar se për dallim nga vendet e rajonit ballkanik, po edhe të Evropës Lindore në përgjithësi, politikanët në Perëndim çojnë jetë modeste dhe nuk pasurohen nga puna në Qeveri.
KD: Gjeneral – mund t’ju drejtohemi si gjeneral, ndonëse tani jeni të pensionuar?
Wesley Clark: Në rregull, ta vazhdojmë kështu. Por nuk e përdor këtë titull në biznes, zakonisht, ama këtu po.
Të tjera
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...