Sport

Courtois dhe Hazard drejt Real Madridit

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 15 May 2018

Dështimi i Chelseat për t’u kualifikuar për në Champions League sezonin tjetër mund të jetë një sinjal largimit për disa nga lojtarët më të mirë të ekipit londinez të cilët duan të luajnë në një kompeticion elitar Europian dhe jo në Europa League, aty ku Chelsea do të garoje sezonin e ardhshëm.

Dhe dy nga këta lojtarë janë Thibaut Courtois dhe Eden Hazard, të lidhur prej kohësh me Real Madridin.

Thibaut Courtois 

-Advertisement-

Situata aktuale e portierit Belg është e komplikuar për Chelsean pasi që kontrata e tij skadon në Qershor të vitit 2019, e që nënkupton se ai mund të jetë i lirë për t’u larguar me parametra zero që nga Janari i vitit tjetër. Nëse klubi Londinez dëshiron të nxjerë ndonjë përfitim nga portieri, atëherë duhet të marë një vendim: Ose të mos i vazhdoje kontratën dhe t’a shesë që në këtë verë, ose t’i rinovoje një kontratë luksi. Çmimi i Courtois shkon dikund tek 60 milion euro dhe sipas burimeve të ndryshme pranë lojtarit, destinacioni i tij i preferuar është Real Madridi, i nxitur edhe nga fakti që familja e tij aktualisht qëndron në kryeqytetin Spanjoll.

Bordi drejtues i Real Madridit raportohet të jetë gati për të përforcuar portën, veçanërisht me largimin e pashmangshëm të Kiko Casillas dhe dëshirës së vazhdueshme për të gjetur një zëvendësues për Keylor Navas.

Eden Hazard

Hazard nga ana tjetër, është njëri prej favoritëve më të mëdhenjë në zonën e ndjeshme të Bernabeut dhe sulmuesi Belg mund të konsiderohet si një prurje e qëlluar me potencialin e një marëveshje të ngjajshme me Neymar – por me një kosto shumë më të ulët: 100 milion euro. Sidoqoftë, janë të shumtë klubet që e kërkojnë atë dhe pa Champions Leaguen në Stamford Bridge, me shumë mundësi, Hazard do të largohet nga Chelsea këtë verë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera