Sport

Dy vite më parë ishin nënkampion i Superligës, tani bien në Ligën e Dytë!

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 14 May 2018

Vetëm dy vite më parë ishin nënkampion i Superligës dhe garonin për të luajtur në garat evropiane, ndërkohë tani zbresin në Ligën e Dytë.

Ky është fati i Hajvalisë së Emin Bajramit që tashmë duhet të mësohet me fatin e ri që iu është servuar.

Humbja ndaj Trepçës në udhëtim (4-0) edhe zyrtarisht i ka dërguar kryeqytetasit në rank më të ulët të garave.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Festa e “çmendur” e futbollistëve të Juves pasi fituan titullin (VIDEO)

Hajvalia që kishte nisur rrugëtimin e një skuadre moderne me investitorë shumë të fuqishëm ka përfunduar aty ku nuk e priste.

Pesë vite qëndrimi në elitën e futbollit kosovar dhe një tjetër në Ligën e Parë kanë qenë aventurat që “Arushat” i kanë bërë duke kaluar nëpër të gjitha rangjet e futbollit kosovar.

Ish-nënkampionët e Kosovës dhe ish-finalisti i dikurshëm i DigitAlb Kupës së Kosovës tashmë duhet të mësohet me fatin e ri: të luajë në Ligën e Dytë dhe të shpresoj në një organizim të mirëfilltë dhe të rikthehet sikurse në ditët e lavdishme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera