Kuzhina

Tortë me çokollatë e lajthi

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 11 May 2018

Përbërësit
12 vezë
200 gr sheqer
300 gr çokollatë për zierje
400 gr keksa të bluara
300 gr lajthia të bluara
400 gr gjalpë
6 decilitra shtalpe e embel

Hapat
1
Të bardhtë e vezëve ndahen nga të verdhtë, të bardhtë tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.

2
Në enë të veçantë tunden të verdhtë e vezëve dhe sheqeri, shtohen çokollata e shkrirë dhe gjalpi i zbutur në temperaturë dhome dhe të gjitha tunden me mikser.

-Advertisement-

3
Pastaj shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve, shtohen edhe 100 gr të lajthive të bluara dhe 200 gr keks i bluar, të gjitha përzihen ngadalë me tel kuzhine.

4
Masa e përgatitur ndahet në dy pjesë, nga pjesa e parë e masës pjekën tri padishpanja.

5
Në pjesën e dytë shtohen keksët e mbetur të bluar dhe përzihen mirë, kjo masë lihet për krem.

6
Shtalpa e ëmbël tundet derisa të fitohet një krem pana e trashë, shtohet lajthitë e mbetura dhe përzihen ngadalë.

7
Torta lyhet në këtë mënyrë: padishpanja, kremi, padishpanja nga shtalpa e ëmbël me lajthi. E njëjta procedurë përsëritet derisa të harxhohet i tërë materiali i përgatitur.

8
Torta e përfunduar dekorohet sipas dëshirës.

9
Ju bëftë mirë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera