Lajme

Jovanoviq: Beogradi dëshiron ta marr veriun, në këmbim të njohjes së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 11 May 2018

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka thënë se Beogradi edhe pse jozyrtarisht, dëshiron ta marrë veriun në këmbim të njohjes për Kosovën.

Në tryezën me temë “Cila është e ardhmja e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, politikani serb tha se kohët e fundit ka ndryshuar retorika sa i përket dialogut ndërmjet dy vendeve.

“E përkrahi edhe dialogun. Shoh se është ndryshuar retorika. Gjendja në të cilën gjendet shoqëria e cila nuk është e aftë të kuptojë realitetin. Është ndryshuar retorika, nuk është problem për kryetarin të thotë që është takuar me Thaçin, nuk besoj në marrëdhënien e bazuar në persona. Ky është kërcenim për Kosovën”, theksoi Jovanoviq.

-Advertisement-

Ai nuk la pa përmendur edhe ndalesën që Serbia ua bëri karatesitëve të Kosovës për të marr pjesë në kampionatin evropian të karatesë, si dhe vazhdimin e dialogut mes dy palëve që mbahet me ndërmjetësim të BE-së.

“Është kënaqësi që jam këtu me ju në Prishtinë. Kam pasur rastin të bisedoj me politikanët dhe të rinjtë që kanë ardhur në Beograd por jo këtu në Prishtinë. Unë nuk jam i lumtur që nuk ka hapësirë për bisedime pasi kemi humbur të gjitha hapësirat për manovra. Shpesh unë kam thënë se në Serbi se duhet biseduar me Kosovën dhe të ballafaqohemi me problemet. E pashë intervistën e Vuçiqit, e kam përkrahur marrëveshjen e Brukselit dhe dialogut, është e qartë që kemi mendime të ndryshme”, ka thënë Jovanoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera