Sport

Dënim rekord për Arda Turan

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 10 May 2018

Sulmuesi i huazuar nga Barcelona, Arda Turan do të mungojë pothuajse gjysmë sezoni për shkak të një incidenti që ka bërë në Turqi kundër gjyqtarit anësorë

Sulmuesi në huazim i Barcelonës Arda Turan është dënuar më 16 ndeshje moslojë në Turqi pasi që shtyu anësorin këtë vikend.

Turan, 31 vjeçar ishte huazuar në Basasehir në janar për dy sezone e gjysmë pasi kishte dështuar për të vazhduar në Barcelonë pas kalimit nga Atletico Madrid më 2016.

-Advertisement-

Pasi kaloi në klubin e Stambollit dhe se ata janë afër për të fituar titullin e parë në histori, ai ka bërë 11 paraqitje duke shënuar dy herë. Por në ndeshjen e fundit kundër Sivasspor Turan reagoi ashpër pasi nuk ju dha një faul të anësori duke e fyer dhe goditur atë.

Lojtari sillet keq më anësorin ku më vonë edhe ndëshkohet me karton të kuq, por federata turke e ka mbështetur gjyqtarin anësor duke i dhënë dënimin më të madh në histori të futbollit turk, Arda Turanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera