Lajme

GDP e qon në qiell PSD-në

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 10 May 2018

Cilësohet në mesin e partive më të vjetra në vend.

Por Partia Socialdemokrate e Kosovës asnjëherë nuk arriti ndonjë sukses në zgjedhje.

Në të shumtën e rasteve drejtuesit e saj zgjodhën ti hynë garës elektorale nën hijen e partive të tjera.

-Advertisement-

Që nga paslufta në Kosovë, vetëm një herë PSD garoj e vetme në zgjedhje parlamentare, shkruan Infokusi.com

Kjo ishte në vitin 2001, kur po mbaheshin zgjedhje e para parlamentare në Kosovë. Por rezultati nuk ishte fare i mirë.

PSD arriti që me programin e saj të bind vetëm 1.785 votues.

Në zgjedhjet parlamentare të 2010-ës PSD iu bashkëngjit një koalicioni me 6 parti politike.

Aleanca Kosova e Re, PD, PPI, PPK, PNDSH, PGJK dhe PSD  garuan së bashku dhe morën 50,951 vota.

Në vitin 2014 kur PSD-ja udhëhiqej nga Naser Bytyqi, nuk u paraqitën fare si subjekt politik në zgjedhje. Ata ftuan anëtarët e saj të përkrahin Vetëvendosjen por nuk konkurruan as si subjekt i vetëm as si koalicion.

“Kryesia e Partisë Socialdemokrate e Kosovës (PSDK) ka marrë Vendim, mos të paraqitet si subjekt i vetëm politik, as në koalicion me ndonjërën nga subjektet tjera në zgjedhjet e sivjetme. Pas deklarimit të VETËVENDOSJE!-s së programi i tyre është program i parimeve socialdemokrate, sikur që është edhe programi ynë, kemi vendosur t’i ftojmë dhe bëjmë thirrje publike elektoratit dhe simpatizantëve të PSD-së, që të përkrahin kandidatët e propozuar nga subjekti i Vetëvendosjes’, u tha ndër të tjera në komunikatën e PSD-së të bërë publike më 28 maj të 2014-ës.

Në zgjedhjet e vitit 2017 për Kuvend të Kosovës, Partia Socialdemokrate iu kishte bashkuar koalicionit  PAN që përbëhej nga PDK, AAK dhe Nisma.

E këtij koalicioni iu kishin bashkangjitur edhe shumë parti tjera të vogla.

E programi i tyre u mbështet nga 33,74% e votueseve ose saktësisht 245.627 votues.

Të mërkurën, 12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur, zyrtarisht u bënë pjesë Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Kryetar i PSD-së u zgjedh, Shpend Ahmeti.

Nënkryetar i Partisë është zgjedhur, Visar Ymeri, kurse sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.

I sapozgjedhuri kryetar i PSD-së, Shpend Ahmeti udhëheq edhe komunën e Prishtinës, ndërsa pjesë e PSD-së është edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Rrjedhimisht PSD tani ka kapur kulmin e suksesit, pasi udhëheqë me kryeqytetin dhe një Komunë tjetër(Agnesa Citaku). /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera