Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbrojtje me ligj

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 10 May 2018

Siguria në punë, Harmonizimi i ligjit të punës me ligjin mbi inspektoratin e punës dhe dënime për punëtorët që lëshojnë punën jashtë kontratës. Këto ishin ankesat që Oda e Afarizmit të Kosovës, në krye me Ismet Mulaj i adresoi të enjten Kryenispektorit të Inspektoriatit të punës, Basri Ibrahimi

Gjatë këtij takimi OAK së bashku me disa biznesmenë parashtruan shumë ankesa në ligjin aktual dhe kërkuan që ky ligj të ndryshohet sa më shpejt, pasi draftimi i ndryshimit të tij është duke vazhduar që nga viti 2013, shkruan Infokusi.com.

“… përcaktimin e afatit të ankesës për punëtorët që largohen nga biznesi ashtu siç është e rregulluar për punëtorët e institucioneve shtetërore dhe që gjykatat të inkorporojnë drejtësi dhe jo favorizime në dëme të biznesit dhe shumë probleme të tjera”, ishin kërkesat e tjera të OAK-ut.

-Advertisement-

Në pjesën e debatit të hapur, bizneset kishin rastin që të zhvillojnë bashkëbisedime e të drejtojnë shqetësimet konkrete dhe padrejtësitë që u bëhen gjatë shqiptimit të gjobave, që në shumë raste ndodhin edhe kur vetë të punësuarit nuk i përfillin rregullat e punës të cilat kërkojnë që në mënyrë strikte të bartin pajisjet mbrojtëse, thuhet në komunikatë.

Edhe në këtë takim nuk kaluan pa u theksuar çështje si, rëndësia e pajisjes së të punësuarve me kontrata të punës, mbrojtja në punë, pushimet vjetore, aksidentet në vendin e punës, rëndësia e certifikimeve të punëtorëve për siguri në punë e procedurat disiplinore.

Ibrahimi tha se ndonëse gjendja e sigurisë dhe mbrojtja e shëndetit në punë është më e mirë krahasuar me vitet e kaluara, ka ende hapësirë për përmirësim. Si shqetësim, sipas tij, vazhdon të jetë numri i lartë i vdekjeve dhe lëndimeve që ndodhin në vendet e punës, si pasojë e respektimi te ligjit.

Duke e krahasuar me vitin e kaluar që vdekshmëria në vendin e punës ka qenë me 14 raste fatale, për 2018 gjendja është alarmante, këtë vit numri i të vdekurve në punë deri më tash është 5, gjë që i shtyn inspektorët të marrin më shumë masa disiplinore dhe do të shqiptohen më shumë gjoba për kompanitë që bëjnë shkelje.

“Gjatë viteve paraprake, punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë janë cilësuar si më të rrezikuarit në vendin e punës duke funksionuar pa përdorim adekuat të mjeteve personale mbrojtëse, ndërsa këtë vit, deri më tash, gjendja është alarmante”, tha kryeinspektori Ibrahimi./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy