Ekonomi

Kosova do të ndërtojë parkun më të madh solar në rajon

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 10 May 2018

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një diskutim publik ka bërë të ditur se në Kosovës shumë shpejtë do të ndërtohet një park solar për të stabilizuar energjinë elektrike, shkruan Infokusi.com.

Lluka ka thënë gjithashtu se ky park do të sjellë 600 megavat energji të ripërtëritshme.

Parku do të sjellë rreth 100 megavat më shumë energji sesa termocentrali ‘Kosova e Re’.

-Advertisement-

Ky i fundit do të ketë një bllok rreth 500 megavatesh, por që nga ekspertët është konsideruar i pamjaftueshëm që të arrijë të mbulojë kërkesat me energji elektrike që ka Kosova.

‘Do të ndërtohet një park solar, i cili do të sillte 600 megavat energji të ripërtëritshme. Jemi duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të lëshimit të licencave për energji të ripërtëritshme. Këto janë përpjekje për ta stabilizuar energjinë në vend, për ta stabilizuar kërkesën për energji mes dimrit dhe verës’, ka thënë Lluka.

Ndërsa duke folur për moszbatimin marrëveshjes me Serbinë në sektorin e energjisë, Lluka ka thënë se po pengon në integrimin me Shqipërinë dhe rajonin.

‘Në fund të vitit presim të kemi 105 megavat funksionale. Energjia e ripërtëritshme ka sfida për shkak të deponimit, dhe shkakton probleme në kontrollin energjetik. Sfida më e madhe është raporti me Serbinë në energji. Ta zgjidhim sa më shpejt këtë problem. Moszbatimi i marrëveshjes po na pengon në integrimin me Shqipërinë dhe rajonin’, ka thënë Lluka./INFOKUSI

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy