4 milionë turistë e vizituan Kosovën vitin e kaluar
Autori: Gazeta inFokus
15:44 | 09 May 2018
Disa për punë, të tjerë për vizitë të miqve. Por, të gjithë kishin një destinacion të përbashkët, ta vizitonin Kosovën.
Miliona vizitorë të jashtëm në 2017-ën, ia mësynë Kosovës.
Vetëm gjatë vitit të kaluar në vend kanë hyrë 4 milionë e 480 mijë e 582 vizitorë të huaj. Aq është numri i vizitorëve të jashtëm të regjistruar në të gjitha Pikat (Kalimet) Kufitare të Republikës së Kosovës gjatë vitit 2017, shkruan Infokusi.com.
E gjithë kjo sipas raportit “Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për tremujorin e katërt të 2017-ës”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Numri më i madh i këtyre vizitorëve gjendeshin në Kosovë për vizitë të miqve dhe të afërme, pasuar nga ata që ishin vetëm tranzitë dhe të tjerët që pushimet kishin vendosur t’i kalonin këtu.
Vetëm për t’i vizituar të afërmit e miqtë në vend kanë ardhur rreth 3 milionë e 300 mijë vizitorë.
Nuk mungonin edhe të tillët, që me Kosovën i kishte lidhur biznesi. Afër 100 mijë persona erdhën për vizitë për qëllime biznesi, e rreth 14 mijë të tjerë për punë.
Ndërsa, muajt kur kishte më së shumti fluks të vizitorëve po del të jenë korriku, gushti e shtatori. Kjo është sezona kur të huajt kishin vendosur që ta vizitonin vendin.
Vetëm gjatë korrikut në pikat kufitare u regjistruan 558 mijë e 426 vizitorë të huaj.
137 hotele në dispozicion të turistëve
Të gjithë ata që vizituan Kosovën kishin mundësi të akomodoheshin në më shumë se 100 hotele që ofron vendi.
Janë më se 137 hotele në tërë vendin ku qytetarët që nisen drejt Kosovës mund të akomodohen.
Me ushqim të pasur, çmime të volitshme për pushim/fjetje e mundësi të tjera rekreacioni, këto hotele duket se po tërheqin vëmendjen e turistëve
Vetëm në tremujorin e fundit të 2017-ës, këto hotele i kanë vizituar afro 30 mijë persona, shkruan Infokusi.com.
Në bazë të raportit të ASK-së, më shumë se vendasit këto hotele po preferohen nga vizitorët e huaj. Pjesa më e madhe e vizitorëve nëpër hotelet e Kosovës vijnë nga shtete, si: Gjermani, Shqipëria e Zvicra.
“Në TM 4 2017, numri i vizitorëve ishte 29 736 vizitorë, ku 30.95 % ishin vizitorë vendorë dhe 69.05% ishin vizitorë të huaj. Kurse, numri i bujtjeve në TM4 2017 ishte 51 614, ku 27.79 % e bujtjeve ishin nga vendorët dhe 72.21 % ishin nga të huajt”, thuhet në raportin e ASK-së.
Të gjitha këto hotele janë të shpërndara në shtatë regjion. Prishtina, Peja e Ferizaj janë qytetet që prijnë me numrin më të madh të hoteleve në vend.
Kryeqyteti ka numrin më të madh të tyre, apo 51 hotele, pasuar nga Peja me 37e Ferizaj me 15. Më të rezervuar që të investojnë në këtë biznes po del të jenë Mitrovicalnitë. Në këtë qytet janë vetëm 9 hotele.
Për numrin më të madh të vizitorëve dhe netë qëndrimeve prin Rajoni i Prishtinës.
“Numrin më të madh të vizitorëve dhe qëndrimet e tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 17 253 vizitorë dhe 29 838 qëndrime”, thuhet në raportin e ASK-së.(Arjeta Shabani)/Infokusi


T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...


































