Ekonomi

Çfarë shet e çfarë blenë Kosova prej Evropës?

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 09 May 2018

Metale, produkte minerale, ushqime të përgatitura e pije, janë vetëm disa prej prodhimeve me të cilat Kosova arrin të marrë pjesë në tregjet evropiane. Por, jo vetëm.

Drejt vendeve të Bashkimit Evropian, vendi eksporton edhe duhan, plastikë, produkte bimore e tekstili, shkruan Infokusi.com.

Eksportet e Kosovës në 28 vendet e Bashkimit Evropian për muajin mars, arritën në 9 milionë euro apo rreth 34. 2 për qind e eksporteve të përgjithshme.

-Advertisement-

E gjithë kjo sipas raportit “Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin mars 2018”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në bazë të këtij raporti, eksportet e Kosovës drejt BE-së kanë shënuar rritje prej 18.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E vendet në të cilat Kosova i shet më së shumti këto produkte po del të jenë Gjermania, Holanda dhe Britania e Madhe.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 9,0 milion €, ose rreth (34.2%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (18.9%). Partneret kryesor per eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.4%), Holanda (4.4%), Britania e Madhe (4.2%), Sllovenia (3.4%) dhe Bullgaria (3.2%)”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK-ja.

Në miliona euro arritën edhe eksportet e vendit në raport me vendet e CEFTA-së. Madje, eksportet me vendet e CEFTA-së përbëjnë 51.5 për qind të eksporteve të përgjithshme.

Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së, mbeten vendet fqinje.

“Në muajin Mars 2018, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 13,6 milion €, ose (51.8%) të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (4.7%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (20.5%), Maqedonia (15.0%) Serbia (8.2%), Mali i zi (6.2%)”, thuhet në raportin për statistikat e jashtme tregtare.

Por, në anën tjetër Kosova e ka të detyruar importin. Edhe pse shumica e produkteve prodhohen në vend, ato nuk i përmbushin kërkesat e qytetarëve.

Produktet për të cilat kanë kërkesa qytetarët, sigurohen qoftë prej shteteve të BE-së, apo vendeve të tjera të botës.

Vetëm prej vendeve të Bashkimit Evropian, importet e Kosovës arritën në 106 milionë euro, apo 41.5 për qind të importeve të përgjithshme.

Në bazë të raportit “Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin mars 2018”, të ASK-së, importet kanë pësuar rënie prej 9.8 për qind.

Gjermania, Italia e Greqia e BE-së, prej të cilave kosovarët blejnë më së shumti produkte.

“Importet me pjesëmarrje me te larte ishin nga: Gjermania (12.0%), Italia (5.5%), Greqia (3.1%), Rumania (3.0) etj”, thuhet në raport.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së arritën në 66 milionë.

E tërë eksportet e Kosovës nëpër gjithë vendet e Botës, kapin një shumë prej 3.6 milionë euro. Ndërsa, prej partnerëve më të rëndësishëm për eksport prej këtyre vendeve janë Zvicra e Turqia.

Ndërsa, importet me këto vende arritën në 83.3 milionë euro.

Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (9.8%) dhe Turqia (9.6%).(Arjeta Shabani)/Infokusi

 

 

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy