Fun & Video

“Sfida e deodorantit”, vajza 14 vjeçare pëson djegie të tmerrshme në lëkurë pas lojës me shokët. Paralajmërimi i prindërve

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 08 May 2018

Adoleshentët në kohët e sotme janë të prirur drejt rreziqeve. Qasja me internetin dhe teknologjia po ndikon keq në formimin e tyre, sa edhe lojërat që ata praktikojnë, po i rrezikojnë jetën.

Të gjithë e kujtojmë sfidën e “Balenës Blu”, e cila shkaktoi vdekje të shumta adoleshentësh nëpër botë. Por mesa duket në Britaninë e Madhe po qarkullon një tjetër trend nëpër shkolla.

Quhet “Sfida e Deodorantit” dhe konsiston në spërkatjen e trupit me kimikate të cilat përdoren për të pastruar paisjet metalike. Kontakti i këtij solucioni me lëkurën, shkakton djegie dhe dëmitime gati të pariparueshme. Adoleshentët sot e spërkasin trupin e tyre me këtë solucion, dhe sfidojnë njëri-tjetrin se cili e mban më tepër në lëkurë. Viktimë e kësaj sfide ka rënë edhe një 14-vjeçare, e cila u detyrua nga shokët e saj të bëhej pjesë e sfidës.

-Advertisement-

Ellie Prescott u spërkat nga bashkëmoshatarët me solucionin e rrezikshëm, dhe kjo i shkaktoi adoleshentes djegie të forta në lëkurë. Mamaja e vajzës u skandalizua kur pa se çfarë po ndodhte. Ajo madje u detyrua ti ndërronte shkollë vajzës së saj, por zbuloi se edhe në shkollën tjetër nxënësit i kishin treguar adoleshentes shenja në trupin e tyre,

Ajo u bën thirrje për sensibilizim prindërve, pasi kjo sfidë po kthehet në virale dhe po i vendos adoleshentët në një rrezik potencial. Daily Mail ka publikuar pamjet e lëkurës së adoleshentes në shenjë sensibilizimi./Opinion

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera