Hasani: Panairet ndihmojnë për bashkëpunim ndërmjet prodhuesve dhe blerësve
Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 08 May 2018
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë(MTI), është e përkushtuar për krijimin e lehtësirave për biznese, duke hequr barrierat tarifore dhe jo tarifore.
Kështu ka thënë ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani me rastin e hapjes së panairit ndërkombëtar “Expokos” për energjetikë, ndërtim, patundshmëri dhe teknikë në Prishtinë i cili do të zgjasë tri ditë.
“Jemi duke punuar shumë për mbështetjen e prodhuesve dhe kemi prioritet zhvillimin e vendit. Heqja e akcizës për lëndën e parë, është një përkrahje e madhe për bizneset. Në raportin e BB, vlerësohet se Kosova ka bërë një progres të madh për të bërit biznes. Po shpresojmë se edhe në këtë vit do të kemi progres. Këto panaire ndihmojnë për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet prodhuesve dhe blerësve, si dhe shkëmbimin e përvojave”, ka thënë Hasani.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka thënë se pa ekonomi shteti nuk mund të ekzistojë, dhe sipas tij, Kosova ka krijuar ligje të mira dhe po krijon ambient të favorshëm për investime.
Bekim Kastrati drejtor i Odës Ekonomike Britanike, tha se Kosova ka potencial të madh dhe për këtë ka ftuar kompani britanike që të investojnë dhe hulumtojnë në Kosovë.
Bekim Xhafa nga organizata e panaireve CEO tha se në edicionin e 17 të panairit, këtë vit për herë të parë ka përkrahjen britaneze.
Madje, ai këtë panair e quajtur Porta e Ballkanit në të cilin panair po marrin pjesë rreth 50 kompani vendore dhe ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i organizimit të përvitshëm të këtij panairi është gjetja e partnerëve të biznesit dhe klientëve të rinj si nga kompanitë vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. Panairi do të mbahet deri më 10 maj.


T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
































