Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 07 May 2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 07.05.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 31-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Feronikeli”, Avni Hasani me nr  ID  008662M74 (motivi- largim nga bankina pas kundërshtimit  në vendimet  e  referit kryesor, kurse gjatë largimit nga fusha e ofendon me fjalë banale asistentin e parë M.Berisha ne ndeshjen Kf Drenica Kf Feronikeli e zhvilluare ne Skenderaj me date 05.05.2018)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.

2.Ndaj Kf’Prishtina” (motivi- hedhja e disa mjeteve piroteknike ne staze te cilat nuk penguin rrjedhen e  lojes si dhe hyrja e shikuesve ne fushe ne momentin e shenimit te golave ne min 76 dhe 89 per te festure me lojtare ne ndeshjen Kf Prishtina Kf Gjilani e zhvilluare ne Peje me date 06.05.2018)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.25 dt. 07.05.2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 07.05.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:


V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 28-të të Liges se Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Liges se Pare së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj kryetrajnerit te Kf “Dukagjini” Severin Elezaj me nr ID 002579m81 (motivi- largim nga bankina pas fjalosjes me referin kryesore  si dhe ofendime pas perfundimit te ndeshjes  Kf Kosova  P  Kf Dukagjini e zhvilluare ne Prishtine me date 05.05.2018)sipas raportit te personave zyrtar te ndeshjes.

2.Ndaj trejnerit te portjerve te Kf “Dukagjini” Sami Gashi (motivi- hyrje ne fushe fjalosje me referin kryesore si dhe gjate shkuarjes ne zhveshtore ofendime ndaj organeve te FFK-se ) sipas raportit te peronave zyrtar t endeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.20 dt. 07.05.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera