Vetëvendosja dhe GDP-ja! Dikush paratë, dikush pozitën e lartë në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
14:26 | 06 May 2018
Por meqë nuk kanë gjetur mirëkuptim mese vete këtë çështje e kanë ngritur në Kuvend, në mënyrë që të vendosin të gjithë deputetët se kujt i takon ky post. Në seancën e fundit plenare kjo kërkesë nuk u shqyrtua në mungesë kuorumi, por gjasat për shkarkimin e Dërgutit janë të pakta edhe nëse në seancën e radhës do të ketë prani të mjaftueshme të deputetëve në sallë për të votuar.
Për ta shkarkuar Dërgutin nevojiten së paku 80 vota. Kështu parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, sipas aktit më të lart juridik të shtetit, zgjidhen me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve (120), që i bie së paku 60 vota, mirëpo për t’u shkarkuar duhen së paku 80 vota. “Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve”, thuhet shprehimisht në Kushtetutë.
Vetëvendosja mund të mos e rifitoj një pozitë në Kryesi të Kuvendit, por në anën tjetër i ka në dorë financat nga Fondi për Demokratizimin e Partive të cilin e mbanë KQZ-ja. E ato nuk janë pak, por 1 milion e 008 mijë euro. Kjo shumë është dedikuar për 32 deputetë, aq sa i ka pasur VV-ja kur ka hyrë në Kuvend pas zgjedhjeve të fundit. Për secilin deputet janë paraparë 31500 euro në vit. Praktikisht, Grupi i Deputetëve të Pavarur i ka humbur 376 mijë euro për 12 deputetë. Ndarja e këtyre mjeteve ka qenë problematike që nga koha kur është ndarë për herë të parë Partia Shqiptare Demokristiane, pastaj LDK-ja me LDD-në, VV-ja me LB-në, dhe PDK-ja me Nismën.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































