LDK: Agani i mungon sot më shumë se kurrë jetës politike të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:29 | 06 May 2018
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) së bashku em familjarët e profesorit të ndjerë Fehmi Agani, ka bërë sot homazhe dhe nderime në 19 vjetorin e vrasjes së tij.
Me këtë rast, në emër të kryesisë së LDK-së, Ismet Beiqir ka thënë se sot si kurrë më parë Kosovës, jetës institucionale të saj, politike e akademike i mungon Fehmi Agani
“Ne sot, si kryesia e LDK-së së, basku me familjarët jemi në nderim të jetës dhe veprës së profesorit dhe akademikut, njeriut të shkencës dhe politikës e të institucioneve, profesor Fehmi Aganit. Në përkujtim të punës së tij ë madhe, në 19 vjetorin e vrasjes së tij nga bandat kriminale serbe, çdo vit padyshim që po ndihet mungesa e profesor Aganit, mençuria e tij, intelektualiteti i tij, largpamësia e tij edhe vizioni si kurrë më parë ju kishin dashtë dhe ju duhen edhe sot Kosovës”, ka thënë Beqiri.
Ai po ashtu ka përmendur virtytet e Aganit duke e quajtur njëri të urtë, të mençur dhe largpamës.
“Sot po e them edhe njëherë i mungon profesor Agani LDK-së, dhe jo vetëm LDK-së por ju mungon të gjithave edhe jetës së institucioneve edhe jetës akademike e politike , sepse mes tjerash përveç aftësive të tij intelektuale shquhet për një urtësi të paparë dhe për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm të tij me kryetarin Ibrahim Rugova, do të thotë realisht siç thuhet ka qenë dora e djathtë e presidentit Ibrahim Rugova, dhe këta dy njerëz e në veçanti profesor Agani do ë mbeten në histori përjetë për atë se çfarë kanë bërë për ne. Edhe njëherë, ne në këtë mënyrë e nderojmë jetën dhe veprën e profesor Aganit dhe asnjërën jo që është e tepër por ne mendojmë se asnjëherë nuk mund të i dalim hakesh për atë se çfarë ka bërë ai për ne dhe së bashku me Mentorin djalin e profesorit edhe njëherë i shprehim respekt jetës dhe veprës së profesor Aganit”, ka thënë Beqiri.
Një fjalë rasti, shumë shkurt përmes vetëm një fjalie, me rastin e homazheve tek varri i babait të tij ka dhënë edhe Mentor Agani, djali i profesor Aganit.
Mentor Agani: Babai na mungon shumë!
Video:
“Na mungon të gjithëve, na mungon të gjithëve. Thjeshtë.”, ka thënë ai.
Fehmi Agani u vra afër Lipjanit nga forcat ushtarake e policore serbe më 6 maj 1999 . Agani ishte nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Profesor Agani nga koleget e tij (Akademisë së Kosovës) merrej për demokrat i cili kishte për qëllim demokratizimi e shoqërisë shqiptare.
Që nga vitet 60-ta kur ishe paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi. Kështu ai ishte pjesëmarrës aktiv në politiken e Kosovës në vitet -90 ta.
Ka studiuar për filozofi, specializuar në shkencat sociologjike dhe politike, doktoruar në këto shkenca, Agani, pas një përvoje si arsimtar i filozofisë dhe i lëndëve të afërta në shkollat e mesme të Prishtinës, kishte vazhduar si gazetar dhe komentator i politikës së jashtme në gazetën Rilindja, për t’iu kthyer sërish arsimit – tani në rrafshin universitar si ligjërues, docent e profesor i sociologjisë dhe i sociologjisë politike, po edhe i lëndëve të afërta me to, duke u bërë njëherësh dhe themelues i Degës së Filozofisë e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës, po edhe një nga ndërtuesit kryesorë të Universitetit në tërësi.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































