Lajme

Thaçi: Agani ishte politikan i mprehtë i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 06 May 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se vrasja e para 19 vjetëve e Fehmi Aganit, është humbje e madhe për vendin, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Agani posedonte një bagazh të gjerë të përvojës akademike dhe të sensit politik dhe një përvojë të madhe jetësore.

Postimi i plotë i Thaçit:

-Advertisement-

“Para nëntëmbëdhjetë vitesh forcat policore serbe vranë akademik Fehmi Aganin, njërin nga intelektualët më të shquar dhe politikanin ndër më mprehtë të Kosovës. Vrasja e profesor Aganit ishte humbje e madhe, sepse ai kishte një bagazh të madh përvoje jetësore, dije sociologjike dhe sens politik që u dëshmua veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit njëzet”, ka shkruar Thaçi. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera