Merkel të mërkurën takon Thaçin në Berlin
Autori: Gazeta inFokus
08:04 | 05 May 2018
Të mëkurën e ardhshme, më 9 maj, kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në Berlin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e bëri të ditur të premten (4 maj) në konferencën e rregullt për shtyp zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz. Në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet bilaterale dhe rajonale, bëri të ditur Fietz.
Ndër temat kryesore pritet të jetë ajo e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Angela Merkel ka pasur rastin të informohet mbi këtë dialog nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa Kosova i ka zhvilluar bisedimet me Gjermaninë deri tani në nivele më të ulëta, por jo më pak intensive.
Kështu, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, vjen rregullisht në Berlin për të marrë mendimin e partnerëve gjermanë. Konkretisht gjatë dy ditëve të fundit ai pati zhvilluar takime me stafin e kancelares Merkel dhe në drejtorinë e Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Tema kryesore ka qenë dialgou me Serbinë, ku Enver Hoxhaj ka bërë të qartë pritjet e qeverisë së Kosovës për një plan kohor dhe për caqet e këtij dialogu, i cili ndodhet në prag të përmbylljes.
“Nuk mund të vazhdojmë dialogun me një qasje të dykuptimësisë. Neve na hyn në punë një marrëveshje që njëherë e përgjithmonë e mbyll një temë të hapur bilaterale që është njohja mes dy shteteve”, i tha Hoxhaj DW shqip të premten në mbrëmje. Po ashtu, një cak tjetër që dëshiron Kosova në përmbyllje të bisedimeve është anëtarësimi në OKB.
Mbështetje për liberalizimin e vizave
Gjermania, si ideatorja e bisedimeve tekniko-juridike mes Kosovës dhe Serbisë, është një nga vendet kryesore që mbështet dialogun që po zhvillohet aktualisht mes dy vendeve në Bruksel. Por shteti me ekonominë më të fuqishme në BE është i rëndësishëm edhe për temën tjetër në axhendën mes BE-së dhe Kosovës: liberalizimin e vizave. Kosova shpreson që të marrë një rekomandim pozitiv në këtë drejtim, pas miratimit përfundimtar të ligjit të demarkacionit me Malin e Zi.
“Qendrimi i Komisionit Europian deri tani ka qenë favorizues për Kosovën, meqë edhe për zonjën Mogherini përmbushja e kriterit të demarkacionit ishte përmbushja më e rëndësishme. Ne kemi bërë edhe një përpjekje serioze për të adresuar temën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korruspionit, por na duhet edhe mbështetje e shteteve antare, dhe Gjermania është një nga shtetet kryesore”, tha Hoxhaj për DW shqip.
Në kuadër të krijimit të një opinioni për vendet e Ballkanit Perëndior dhe afrimin e tyre me BE-në Angela Merkel i ka pritur thuajse të gjithë krerët e shteteve të rajonit në Berlin. Pas takimit me presidentin e Kosovës ajo do të darkojë me anëtarët e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Izetbegoviq, Ivaniq dhe Çoviq. Javën e kaluar ajo priti kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Takimet janë në kuadër të përgatitjeve për samitin e Ballkanit me BE-në në Sofje të Bullgarisë, i cili do të zhvillohet më 17 maj, si edhe për konferencën e Londrës në korrik të këtij viti, që bëhet në kuadër të të ashtuquajturit “Proces të Berlinit”. Në të dyja këto takime të nivelit të lartë do të konsolidohet strategjia e afrimit të rajonit me Bashkimin Europian.
Vizita e Hashim Thaçit në Berlin është vizitë pune dhe jo zyrtare. Vizita e tij zyrtare si president i Kosovës, në kuadër të së cilës do të takohet me homologun e tij, është shtyrë gjatë këtyre muajve për shkak të vonesave në krijimin e qeverisë gjermane dhe pritet të zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm. /dw/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































