Ekonomi

EKSKLUZIVE: Ky është vendim i plotë i Arbitrazhit për rastin AXOS ku shpëtuan 380 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 04 May 2018

Kosova me në fund e ka fituar një rast në Tribunalin e Arbitrazhit nga padia me e madhe që i është bërë shtetit nga kompania gjermane AXOS për rastin e privatizimit të dështuar të Telekomit të Kosovës.

Kjo kompani në padinë ndaj shtetit kishte kërkuar hiq me pak se 380 milionë euro dëmshpërblim me pretendimet se në mënyrë të paligjshme i është mohuar e drejta në privatizimin e Telekomit të Kosovës, shkruan Infokusi.
Por, ka qenë pala mbrojtëse e Kosovës, në këtë rast e cila e ka dëshmuar të kundërtën dhe falë tyre shteti ka arritur të shpëtoj nga ky ndëshkim multi milionësh.

Në rastin AXOS, Kosova nuk humbi 380 milionë por fitoj afër 2 milionë euro me vendim tashme të plotfuqishëm të Gjykatës së Arbitrazhit. Ndryshe nga rasti “Z Mobile” ku kompania vendore e vëllezërve Devolli e fitoj rastin ndaj Telekomit të Kosovës dhe tani e ka sjellë kompaninë publike para falimentimit për 30 milionë euro që i obligohen si pasoj e atij vendimi.

-Advertisement-

Portali Infokusi ka arritur të siguroj vendimin e plotë të Arbitrazhit, ku ndër të tjera shprehimisht përmendet mbrojtja e Kosovës, konkretisht profesor Qerim Qerimi qe ka ofruar dëshmi bindëse të cilat i rrezuan pretendimet e avokatëve mbrojtës të kompanisë gjermanë AXOS.

Në paragrafin 206 të këtij vendimi thuhet se: “Kosova ka ofruar dëshmi bindëse në dëshminë e profesor Qerimit dhe ligjeve relevante të Kosovës. Axos e ka sfiduar interpretimin e ligjeve të Kosovës dhe praktikës gjyqësore, por nuk ka ofruar dëshmie ekspertize në këtë aspekt”, thuhet në këtë paragraf.
Ky është vendim i plotë i siguruar nga INFOKUSI

KLIKO / VENDIMI ARBITRAZHIT – RASTI AXOS

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy