Lajme

Kryetari i Vushtrrisë tregon pse i rriti shpenzimet

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 04 May 2018

I pari i Vushtrrisë në fillim të marrjes së mandatit po tregohej dorështrënguar me buxhetin e komunës.

Xhafer Tahiri po kalonte javën me 50 euro, por pak muaj më vonë gjërat ndryshuan. Tani atij nuk po i mjaftojnë as 200 euro.

Sipas publikimeve të bëra në ueb faqen e komunës së Vushtrrisë, shpenzimet e zyrës së kryetarit të komunës për mallra dhe shërbime janë katërfishuar.

-Advertisement-

Vetëm në javën e javën e parë të marsit, Tahiri ka shpenzuar mbi 200 euro ose saktësisht 204.80 euro.

Tahiri në një prononcim për Infokusin e ka arsyetuar rritjen e shpenzimeve. Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të rritjes së vizitave nga delegacione të ndryshme.

‘Shpenzimet janë pjesë e punës tonë të përditshme ndërsa rritje ka pas vetëm në rastet kur kemi pas vizita nga ndonjë delegacion’, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se po përmbush zotimin e tij për transparencë duke publikuar çdo shpenzim në ueb faqen e komunës së Vushtrrisë.

‘Shpenzimet i publikojmë për shkak të transparencës që çdo qytetarë ta shohë në baze të planit të punës, unë jam zotu që do të bëjë transparente çdo shpenzim dhe po publikohen ashtu siç janë’, ka thënë ai.

Ndryshe Tahiri gjatë gjithë fushatës zgjedhore është zotuar për rritje të transparencës dhe eliminimit të burokracisë në komunë, si hapi i parë i qeverisjes do të ngritët një sistem llogaridhënës sa i përket shpenzimit të taksave të qytetarëve dhe bizneseve.

Ueb faqja e komunës, çdo të premte pasurohet me nga një artikull të  veçantë për paratë që i ka shpenzuar zyra e kryetarit të komunës për mallra dhe shërbime.(Agnesa Çitaku) /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera